• |
ide | kryesore

Derbi i Ruhr, i vetmi tifoz i Schalke… iku nga stadiumi!

-Instant, Sport



Një derbi është gjithnjë një derbi. Ka apo jo tifozë në stadium bën gjithë diferencën e botës, por në këto kohë duhet të kënaqemi me atë pak liri që mund të kemi. Kështu, në Signal Iduna Park të Dortmund, publiku ishte. Natyrisht në ato anë, një publik prej 300 personash është një kushëri i largët i murit të verdhë, të respektuar në gjithë botën. Pra me shall verdhezi dikush ishte, por me blu… pak ose hic? Në fillim pak e pastaj hic. Në stradium hyri vetëm një tifoz i Schalke 04, që duke parë rezultatin braktisi ndeshjen para fundit.

Tifozi i veshur me blu mbretërore ka përfituar nga njohja me një anëtar të stafit. Sipas asaj që bën të ditur Bild, djaloshi ka shpjeguar: “Miku im është një anëtar i stafit dhe më pyeti nëse doja të shkoja me ta. Për mua ishte e rëndësishme vetëm që skuadra të më shihte aty, në tribunë. Mendova ti mbështesja djemtë me prezencën time por…”. Por fatkeqësisht për të, shkoi ndryshe.

Me 3-0 për Borussia Dortmund, atmosfera u bë e rëndë për skuadrën e Gelsenkirchen, imagjino për të vetmin tifoz të bluve prezent në stadium. Para fundit të ndeshjes, djaloshi u shoqërua jashtë nga një steëard. “U bë e vështirë për mua. Mund të më thoshin, ‘kaq ishte e gjithë kjo Schalke?’”. Kështu, në fund, rezultati i derbit ia vështirësoi ditën cdo tifozi të Schalke, por askujt nuk i shkoi më keq se të vetmit kurajoz që e pa ndeshjen live.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *