• |
ide | kryesore

Dita e 11 e grevës së naftëtareve në Ballsh, njëra prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vijon prej 11 ditësh greva e naftëtareve në mjediset e qendrës shëndetësore të uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Edhe pse kanë lënë prej ditësh familjet e tyre dhe gjendja shëndetësore sa vjen e përkeqësohet, ato shprehen se nuk tërhiqen nga kauza e tyre e përbashkët.

Një natë më parë njëra prej grevisteve u dërgua në spital për ndihmë mjekësore e nuk ju rikthye më grevës, sepse ndodhet në gjendje të rëndë në banesën e saj. Naftëtarja që e shoqëroi shprehet se largimi i saj i bën edhe më të vendosura.

Thirrjet e tyre për zgjidhje dhe negociata ndaj qeverisë vijojnë të mbeten të njëjta, pagat e fituara me gjyq dhe rifillim të punës, pasi ndryshe nuk i lënë ambientet e grevës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *