• |
ide | kryesore

F1/ Askush si Hamilton: 92 fitore në Botëror, Bottas del ‘i dërrmuar’ nga gara

-Instant, F1, Sport



Lewis Hamilton në histori! Anglezi i Mercedes ka triumfuar në GP të Portugalisë e ka arritur tashmë në kuotën e 92 sukseseve, duke u bërë kështu piloti me më shumë fitore në historinë e Formula 1. Janë mposhtur Valtteri Bottas e Max Verstappen, ndërsa Charles Leclerc ka mundur të arrijë vetëm vendin e katërt me Ferrarin e tij.

Britaniku është i pandalshëm dhe me fitoren në Portugali ka lënë pas Michael Schumacher, në krye të klasifikimit të pilotëve me numrin më të madh të fitoreve në karrierë. Në Portimao, anglezi i Mercedes ka shkatërruar totalisht shpresat e shokut të tij të skuadrës Bottas (2°) pas vështirësive të hasura në xhiron e parë mbi cirkuitin portugez, që pa Sainz të merrte surprizisht kryesimin e garës.

Më pas nuk pati më histori, me Hamilton që nuk kishte rivalë dhe shkoi i sigurtë drejt fitores, që e con drejt një tjetër rekordi, barazimin e Schumacher për numrin e Botërorëve të fituar (7). Në vendin e dytë Bottas, ndërsa i treti Red Bull i Verstappen, por sinjale pozitive ka dhënë Ferrari me Leclerc që e mbylli në vendin e katërt, duke bërë të harrohet pozicioni numër 10 final i Sebastian Vettel.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *