• |
ide | kryesore

FOTO/ Atentat 40-vjeçarit shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin Asti të Italisë. Shënjestra ishte një shqiptar 40-vjeçar. Sipas medieve vendase ai është qëlluar nga një makinë teksa po ecte në këmbë rreth orës 23.30 të së shtunës.

Ndaj shqiptarit është qëlluar vetëm 1 herë, por plumbi e ka kapur në trup duke bërë që ai të rrëzohet menjëherë në tokë. Ai është ndihmuar nga kalimtarë të tjerë që kanë njoftuar mjekët dhe policinë.

Shqiptari, emri i të cilit nuk dihet i është nënshtruar një operacioni që zgjati rreth 5 orë ku i është hequr plumbi, por ende ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën. Shqiptari ka pasur precedentë të shumtë penale në të kaluarën. Hetimet për ngjarjen po i bën policia e Asti. ©LAPSI.al

sparatoria asti



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *