• |
ide | kryesore

Grabitje me armë në vilën e ish-kampionit të botës: në shtëpi ishin edhe fëmijët e Tonit

-Instant, Sport



Tre banditë të armatosur kanë sulmuar e grabitur, në vilën e tij në Montale të Modenese, ish-kampionin e botës me Italinë Luca Toni. Grabitja, si bën të ditur La Gazzetta di Modena, ka ndodhur të enjten në mbrëmj në orën e darkës. Ish-sulmuesi, Këpuca e Artë 2005/06, ishte në shtëpi me fëmijët. Grabitësit, me fytyrë të mbuluar e armët në dorë, i kanë trembur duke kërkuar ti dorëzojnë sendet me vlerë. Toni ka rrëfyer detajet e ngjarjes në Carabinieri, me forcat e rendit që po merren tani me hetimin, falë edhe ndihmës së shumë telekamerave të mbikqyrjes që ka në atë zonë. Me sa kuptohet, grabitësit kanë kërcënuar atë pa u kapur me fëmijët që megjithatë ndodheshin në shtëpi.

Vetë Toni e ka rrëfyer ngjarjen në profilin e tij Instagram: “Meqë po qarkullon lajmi, doja të komunikoja se të enjten në mbrëmje mes 19.30 e 21.30 kam pësuar një grabitje në shtëpi nga tre keqbërës që mbanin maskë e armë – ka thënë Toni – Gjëja që ka më shumë rëndësi është që familja është mirë, nuk na bënë keq edhe pse kemi marrë një traumë e frikë të madhe. Më vjen keq që keqbërësit morën sende me vlerë por me të cilat kam lidhje afektive. Pas grabitjes ndërhynë forcat e rendit, me siguri thirrur nga fqinjët që kanë dyshuar nga makina në lëvizje e tyre. Rojet nuk kuptuan asgjë. Kërkoj respekt e privatësi për mua e familjen time në këtë moment. Faleminderit të gjithëve”.

Sipas ndërtimit të ngjarjes, duket se keqbërësit ( me shumë mundësi kanë qenë katër e jo tre sepse njëri priste në Audin e zi që u pa të largohej) ishin në dijeni perferkte të zakoneve e lëvizjeve të familjes Toni e duket se kanë patur stërvitje të tipit ushtarak.

View this post on Instagram

Siccome sta circolando la notizia , volevo comunicare che giovedì sera tra le 1930 e le 2130 ho subito una rapina in casa da parte di tre malviventi che indossavano passamontagna e armi .La cosa che conta di più è che la mia famiglia sta bene ,non ci hanno fatto del male pur avendo subito tutti un bel trauma e un forte spavento.Dispiace anche il fatto che i malviventi mi abbiano portato via beni preziosi ma sopratutto affettivi.A seguito della rapina sono intervenute le forze dell ordine probabilmente chiamate dai vicini insospettiti da una macchina in movimento nella mia via;la vigilanza non si è accorta di nulla.Chiedo rispetto e privacy per me e la mia famiglia in questo momento.grazie a tutti

A post shared by Luca Toni (@luca_toni.9) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *