• |
ide | kryesore

“Luftë për shtretër”/ Sistemi shëndetësor po kalon në kolaps, spitali i Sanatoriumit në kapacitete maksimal

Kryesore

Megjithëse maskat u bënë të detyrueshme, vend e pa vend, ritmet e të infektuarve me Covid-19 nuk raportojnë asnjë ulje. Përkundrazi, sipas të dhënave zyrtare, raportohen mbi 40 urgjenca çdo ditë dhe autoambulancat i drejtohen spitaleve me pacientë të infektuar të cilët kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar. Kundrejt këtyre ritmeve alarmante të shtimit të të infektuarve, sytë e kujdo drejtohen të spitalet, streha e fundit  përballë virusit vdekjeprurës.


Pas ezaurimit të kapaciteteve mjekësore në spitalin Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, situata ka arritur pikën e vlimit edhe në spitalin e dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi. Janë vetëm 200 shtretër në dispozicion të të prekurve me Covid-19 në këtë spital dhe veç 24 prej tyre janë të lirë për pacientë ndërkohë që në këtë spital janë duke u trajtuar rastet më të rënda.


Në total në Sanatorium janë 85 pacientë me tamponë pozitiv për Covid-19, dhe 91 me tampon negativ  megjithatë gjendja mund të shkojë shpejt drejt një kolapsimi pasi një pacienti mund t’i duhen 2-3 burime oksigjeni per tu trajtuar.

Prej kohësh, mjekët e këtij spitali kanë ngritur alarmin për pamundësinë e shtrimeve të mëtejshme në këtë spital. Problem mbetet dhe mungesa e stafit të kualifikuar. Deri më tani si staf rezervë janë menduar që të përdoren 30 vullnetarët që u kthyen nga Italia, të cilët kanë edhe një eksperiencë minimale në përballimin e rasteve Covid.

Duke përjashtuar vendimin për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura, ndonëse 7 mijë studime për koronavirusin dalin në përfundimin e njëjtë që rreziku i infektimit është i lartë kryesisht në mjedise të  mbyllura, si dhe ndalimin e muzikës asnjë nismë tjetër inteligjente për frenimin e përhapjes së virusit nuk është marrë. Me ritmin e personave të prekur, dhe atë atyre që janë duke kërkuar ndihmë spitalore nuk duket e largët dita kur të shohim pacientë që qendrojnë korridoreve të spitalit, njësoj si në vendet ku nuk është marrë as masa minimale për përballimin e pandemisë.

 

 

 

4 Comments

  1. me tha ai ,qe e njihte ate…….
    fakte ,fakte ,fakte oer te dy krahet qe pretendojne se e verteta qendron ndryshe …
    pa fakte jeni kot, si ju si rama

  2. Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

    Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

    Është kjo ajo që po bën Luli sot.

    Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

    Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë,shkrim per shpellkaret e cecenet e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu