• |
ide | kryesore

Meta: Shqetësuese, Shqipëria e fundit në Europë për numrin e testimeve për Covid-19

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta ngre alarmin për numrin e testimeve për COVID-19, duke iu referuar një raporti të worldometer.

Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë dhe thotë se rritja e testimeve ka qenë kërkesë e OBSH. Sipas tij, kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë.

“Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.
Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.
OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!
Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, deklaron Meta.

Meta Fb



5 Comments

  1. Po te ishe ti do ishte e para.
    Aman boll me kete lloj politik se na hapet barkun. Te gjith ju qe keni pasur poste shteterore jeni te qelbur nga kembet te koka. Boll me u shqetesuat per ne.
    Nese na doni kaq shume, ju lutemi te largoheni te gjith ju fytyrat e vjetra.
    Dhe te vin te rinj.
    Kaq duam prej jush.
    Nese jo… Vafshi ne djall.

  2. Megjithate, jemi te paret per droge, poshtersi dhe hajduteri. Keto dy karaktere duhet ti gdhendim ne histori e ti paraqesim ne te gjithe gjuhet e botes, si thua Like?

    Kemi dhe komandanin e hajduteve Ramavirus ne krie si neokomunist origjinal.

  3. PO PSE VETEM NE EVROPE? NE EDHE ME AFRIKEN PO TE KRAHASOHEMI PRAPE TE FUNDIT DALIM .
    KY VEND KA MARR FUND NE TE GJITHA KUPTIMET DHE NE TE GJITHA DREJTIMET .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *