• |
ide | kryesore

Mihajlovic, ironi me kundërshtarin: “Lazio bëri një goditje e gjysëm në portë e shënoi dy herë”

-Instant, Sport



Prej tre ndeshjes, tek Bolonja analiza e Sinisa Mihajlovic, pas takimeve, është gjithnjë e njëjta: një skuadër e bukur në fushë por me zero pikë. Edhe këtë herë tekniku serb ka nënvizuar përfaqësimin e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes së katërt në pesë ndeshje:

“Në tre ndeshjet e fundit themi të njëjtat gjëra, luajmë më mirë se kundërshtari e kthehemi në shtëpi me zero pikë – ka pranuar ai – Më vjen keq për djemtë që japin gjithcka, në gabimin e parë ndëshkohemi e jemi krejt të pafat. Vetëm se fatin duhet ta fitojmë. Ata bënë një goditje e gjysëm në portë e bënë dy gola”.

Natyrisht, Mihajlovic nuk e ka me Lazion, skuadër për të cilën ka luajtur në karrierë, duke qenë gjithnjë i pëlqyer nga tifozët bardhekaltër, por me fatin e keq, që po ia sjell rezultatet kundër, ndoshta edhe pa e merituar, në kohën kur Bolonja aplikon futboll të bukur, por që nuk kanë sjellë deri tani pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *