• |
ide | kryesore

MotoGP/ Morbidelli Yamaha e vetme para dy Suzuki: katër pilotë pretendojnë kurorën tre gara nga fundi

-Instant, F1, Sport



Është Yamaha e team Petronas të Franco Morbidelli ajo që triumfoi në GP e Teruel. Piloti italian, i nisur nga vija e dytë në start, e përfundoi garën përpara dy motorëve Suzuki të Alex Rins e Joan Mir. Spanjolli, duke shfrytëzuar vendin e tetë final të Fabio Quartararo, e con në 14 pikë distancën që e ndan nga Diablo në klasifikimin Botëror.

Një podium që mungonte prej një muaji e gjysëm, nga e para në Misano. Aq iu desh të priste Morbidellit për tu kthyer të festonte në shkallën më të lartë të podiumit në përfundim të një gare të udhëhequr e administruar në mënyrën më të mirë pavarësisht presioneve të marra nga ndjekësit me Suzuki. Për Rins e Mir nuk kishte shanse kur Yamaha hapte gazin, duke e mbyllur garën me më shumë se 2 e 5 sekonda avantazh nga Suzuki që, duke parë rezultatin e keq të Yamahas tjetër të team Petronas të Quartararo, mund të festojë që mbajti kryesimin e Botërorit me Mir. Me fitoren e marrë sot Morbidelli futet në garë për titullin botëror, duke u afruar 25 pikë nga lideri i klasifikimit.

Tani hapësirë për një javë stop, pastaj sprinti final me tre garat e fundit mes Valencias (GP i Europës në 8 nëntor e Comunità Valenciana në 15) e Portimao (mbyllja sezonale në 22 nëntor) ku do të kurorëzohet kampioni i ri i botës. Mir i sheh të gjithë nga lartë me 137 pikë, por Quartararo (123), Vinales (118) e Morbidelli (112) janë gati ti prishin festën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *