• |
ide | kryesore

Nuk ka kohë për Hysajn, por rinovimi është gati për Gattuso: De Laurentiis kërkon ta blindojë deri në 2023

-Instant, Sport



Elseid Hysaj ka kohë që pret të ulet në bisedë për rinovimin e kontratës me Napolin, në kohën kur sezonin e ardhshëm mund të dalë si lojtar i lirë. E pasi dështoi në tentativën për të gjetur një skuadër tjetër, për kapitenin e kombëtares u hapën dyert e rinovimit: me fjalë sepse deri tani asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë, pavarësisht presionit të menaxherit Giuffredi. Por nëse për shkodranin nuk ka kohë De Laurentiis, për teknikun Gattuso gjërat janë ndryshe. Palët janë shumë pranë akordit: përpara fundit të vitit do të mbërrijë edhe firma mbi kontratën që do ta lidhë Gattuso me Napolin edhe për dy sezone të tjerë.

De Laurentiis ka vendosur të mos e marrë në konsideratë hipotezën për të futur penalen prej 7 milionë euro në rast se trajneri do ta ndërpresë më parë akordin me të kaltrit. raporti, kështu, do të vazhdojë deri në 2023 e duhet ti garantojë teknikut një shifër rreth dy milionë në vit plus bonus.

Idea e De Laurentiis, është ajo për të besuar tek një projekt afatgjatë që do ti lejojë Gattusos të cojë përpara idenë e tij të futbollit, që i ka dhënë Napolit rezultate të mira, që kur zëvendësoi Ancelottin në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *