• |
ide | kryesore

Paralajmërimi/ Kush janë 5 partitë e reja që do krijohen sipas Veliajt brenda opozitës

-Instant, Kryesore, Lajme

Nuk ishin pak banorët e Dajtit që morën pjesë në takimin e organizuar nga vëllezërit Qefalia ditën e shtunë në ambjentet e jashtme të një prej restoranteve të zonës. Përballë banorëve, ulur Erion Veliaj, Ervin Bushati, Xhemal Qefalia dhe gazetarja Iva Tiço.


Në sfond, qyteti i fshehur pas një reje pluhuri, që mjegullon çdo ditë mbi banorët. Ngjyrat e shtëpive dhe pallateve aty pranë duken më qartë. Të tjerat, pak më larg shkrihen me bardhësinë e pluhurit, derisa ky bëhet njësh me vijën e horizontit. 


Veliaj foli për babain dhe nënën e tij nga Berati dhe Vlora. Foli për themelimin e MJAFT-it, për tymin e Sharrës para inceneratorëve dhe për akuzat ndaj kundërshtarëve politikë, por për smogun e Tiranës nuk tha asgjë. Prej kohësh, e ka braktisur Bashkinë dhe ka marrë përsipër të udhëheqë fushatën e Partisë Socialiste, si Drejtues Politik i saj.

Pikërisht si Drejtues politik zgjodhi takimin e Dajtit për të paralajmëruar se shumë shpejt “për pak ditë” tha ai, do të ketë 5 parti të reja të opozitës. Veliaj e shoqëroi këtë me akuzën se opozitën nuk është për t’i besuar, se kur ajo nuk po arrin të mbajë dot bashkë as familjen e vet… Ndërkohë sillte si shembullin më të mirë, faktin që Partia Socialiste në këto zgjedhje hyn e vetme. Video më poshtë:

Në fakt, të qënit e vetmuar në këto zgjedhje, është dobësia më e madhe e Partisë Socialiste dhe ky handikap po i jep formë të gjithë lojës politike për zgjedhjet e 25 Prillit. Në fillim me forcën e ligjit, kur Edi Rama ndryshoi Kushtetutën, për të ndaluar me ligj koalicionet parazgjedhore. Dhe pikërisht se Partia Socialiste hyn e vetme në zgjedhje, i intereson krijimi i sa më shumë partive të reja opozitare për të krijuar kakofoninë dhe për të mbjellë përçarjen mes kundërshtarëve.

Natyrisht që asnjë parti e re që del në skenë nuk ka pse të paragjykohet mes opozitës, por dalja e Erion Veliajt si lajmëtari i tyre që në gjenezë ngre pikëpyetje të forta mbi besueshmërinë e këtyre forcave që do të krijohen.

Ne taktikën e sponsorizimit të partive të reja, si Veliaj ashtu edhe Rama kane eksperiencën e G99, një parti që u krijua për zgjedhjet e 2009 dhe pasi nuk mori asnjë deputet, u mbyll, në stilin e ndërmarrjeve qe kanë qëllime afatshkurtra përfitimi.

Paralajmërimi i Veliajt mund të jetë edhe pjesë e lojës për të mbjellë përçarjen në kampin e kundërshtarëve politikë. Lapsi.al ka trajtuar me imtësi rolin që i është ngarkuar Veliajt në këtë fushatë, si njeriu që i është dashur të zhvishet nga manteli i djalit punëtor që inspekton kopshte dhe lulishte, për të degraduar në rolin e politikanit që i fryn zjarrit të përplasjes, sulmeve ndaj kundërshtarit dhe diversioneve të ulta.

Lexo edhe: Spiropalizimi i Erion Velisë

Por ndërsa të gjitha këto mbeten në vorbullën e lojërave dhe intrigës politike, ajo që duhet të kuptojnë 1 milion qytetarët e Tiranës është se për këto 6 muaj posti i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës do jetë bosh. Sepse kryetari ka një tjetër dashuri më të madhe se Tirana e mbuluar nga pluhuri; është dashuria për Partinë.©Lapsi.al

34 Comments

  1. Pershendes partite e reja. Tregues i nje klime demokracie ne opoziten shqiptare. Pa dyshim keto parti do reformojne mentalitetin e partive kryesore qe demokracine e mbrendeshme e kane zevendesuar me gazerma ushtarake.

    1. Puna është more astrit socialisti, se mjafton që këto “partitë e reja” opozitare i reklamojnë Tao Palla e Uriah Ypi, për të kuptuar se çfarë “reformimi të demokracisë së mbrendëshme” mund të sjellin ato.
      Janë të neveritur deri në grykë shqiptarët me karagjozin Rama që bën politikë me battuta idiote, e pse do të “frymëzoheshkan” me batutat e nivelit të kafeneve të fshatit të Lym Murrizit, që uërin me ate zërin e hollë si të femrës, që të kujton zërin e Ramiz Alisë ?
      E po të njejtit nivel komunikimi me publikun ka qenë edhe Jozefina si Spiropali i Ramës.
      Josefina ju thoshte policëve që të kapin për zhelesh e të nxirnin jashtë nga parlamenti deputetët kundërshtarë, Spiropali mburet se mund të hajë nja dhjetë burra që ja shqetësojnë idhullin e saj.
      Patozit nuk ju dëgjua asnjëherë zëri sa ishte kryetar i grupit parlamentar të PD, e kur u flak jashtë saj si një person i pa aftë, e thërrasin mediat e Ramës që të nxjerrë vrer kundër PD.
      Bregun e shpërbleu Rama për shërbimet e saj me ndihmën e mikeshës Mogherini, por kur të ikë Rama nga pushteti, mund të vazhdojë ate karrierë vetëm nëse mer shtetësinë e Serbisë.
      E gjora naive Rudinë u vetëdemaskua duke dashur ti ngjitet një lëvizje të majte ekstremiste e që nuk e pranoi edhe ajo në rradhët e saj .
      Me këto emra i lidh shitësi i fiqve “partitë e reja opozitare” që mbase do ta mbushin autobuzin gjysëm bosh të partisë së Spartak Ngjelës.

  2. Kush do ta reformojë ka një pik pyetje të madhe.Nuk më duket që ata që do formojnë këto partiçka të “djathta”do e bëjnë.Kush ???Disa persona që ndrojnë lëkurën sa herë si gjarpërijtë!!!!Apo janë personalitete të shquara!!!!Të shquara vetëm për mjeljen e Pd kur ishin në pushtet.Tani që nuk kanë pushtet shkojnë e flejnë me mullixhinë(Ramën).Reformatorë!!!!Për tu gajasur.

  3. Po cparti mo. Njesoj sikur te krijoje parti Salianji, Rudina apo Tritan prasi. Marrin ndonje vote? as gruaja apo burri nuk i votojne, jo me te votohen nga te djathtet. Po Vilajet Qurku kete pune ka, te ndaje opoziten dhe PS te dali force e pare

  4. Veli bytha e kapur frika e burgut, por kot e ka ai gamor Shijaku pasi ai gomari i thinjur plak i Surrelit dhe Malazezeve u beri thirrje te mos i japen vote ati Shqiptarit por Serbit Gjukanoviq , por ta din mir keta hajdute qe kot sorollaten me njerzit qe i paguajn vete neper mitingje se populli ju ka pire mire lengun ketyre ndyresirave

  5. KJO ESHTE POLITIKA E EDI RAMES DHE ORGANIZATES,JEPU € MILIONA EURO DHE FORMO PARTI POLITIKA MBRENDA OPOZITES DHE PASTAJ SUNDO SI PUTINI DHE ERDOGANI thotë:

    QFAR SURRATI TE SHEMTUAR KA KY LAL ERI ,KETE E KA INFEKTUAR ME NDONJE SMUNDJE YMER GELBAZA DHE CARLO BOLJA DUKE E LEPIR NE BYTH,PRANDAJ DUKET KESHTU

  6. Dy vargje te nje kenge te Iron Maiden (Fear is the key) thote: “…….You’re outnumbered by the bastards/ till the day you die!”

  7. Is shitesi i fiqve i shoqeru nga mendjearti i Rilindjes, deputeti Xhem Qefalia me arsim te larte mbaru 28 vjet pas arsimit te mesem…

  8. erion pese partite qe keni formuar duke i paguar me leket e droges dhe inceraratoret e te krimit jane partia e mutit shurres kurvave pordhes leshit dhe ti mendon se do i prishni mendien qytetare po beni mire qe dhe ne qe nuk do votonim per bashen tani e sigurte qe do je japim atij mjaft me mafjozlliqe se po leni nam si mami ne kohen e saj te ura vajgurore

    t

  9. Se sa vota mund të marin partitë e reja “opozitare” tip Astrit Patozi, këtë e panë shqiptarët në zgjedhjet lokale të qershhorit të kaluar.
    Për hir të së vërtetës duhet thënë se një pjesë e madhe e elektoratit socialist, që janë neveritur me karagjozin Rama e shitësin e fiqve , mund ti hedhin votat për ndonjë parti marksiste të “re” , apo edhe për LSI, por kjo veçse do ta shtojë opozitën nda “ripjelljes së krimit” e jo ta paksojë,

  10. Le t’i marrim nje nga nje pese partite “e djathta”. Partia e Patozit ose e Alfons Balshes, as qe ia vlen te permendet. Partia e Hajdarit eshte si ndertim pa leje. Partia e Murrizit eshte ndertim me leje dhe universitet privat ne ortaki me nje deputet rilindor. Partia e Valterit a mund te quhet parti? Jo per gje por ky ka deklaruar se do i zbardhe te gjitha vjedhjet. E vetmja qe mund te krijoje parti dhe ndoshta mund te dale deputete eshte znj. Topalli. Po ta kishte krijuar nje vit me pare ate parti, nuk do kishte asnje dyshim per qellimet e saj. Krijimi ne kete moment, gjithmone nese do krijohet, le per te deshiruar. Por te gjitha ata qe i shkojne pas Bashes, duhet te mbajne parasysh se disfatat me te medha pervec 1997, PD i ka patur me Bashen ne krye. Vec kesaj, tre ish deputete te listes se Shkodres qe zevendesuan znj. Topalli, komisioni i vlersimit te kandidateve i ngritur nga Basha, i skartoi. Pra zevendesimi i Topallit me tre te tjere, rezultoi i pasuksesshem nga brenda PD dhe kjo i jep te drejte znj. Topalli qe eshte me antikomuniste dhe me prejardhje antikomuniste se shumica e drejtuesve te PD. Mendoj se eshte gabim i znj. Topalli krijimi i kesaj partie ne kete moment. Duke qene nje domosdoshmeri largimi i Rames per te mos lejuar qe Shqiperia te boshatiset nga banoret e vet natyrale, duhet votuar Basha… te pakten per momentin. Basha nese do qe te krijoje njefare besimi, duhet qe te beje edhe dicka, duhet qe t’i kerkoje kandidateve te PD qe, pavaresisht nga ligji zgjedhor, kandidatet qe marrin me shume vota, te shkojne ne Kuvend. Keshtu do i tregonte njerezve se listat e hapura nuk ishin thjesht nje kundervenje ndaj Rames, por qe Basha i kerkon ato me te vertete dhe kerkon qe nga njerezit e kandiduar nga PD, te hyjne ne parlament vetem ata qe gezokne besim tek me shume njerez.

    1. Znj.Ana !
      Nuk mjafton në politikën e djathtë që të shquhesh si antikomunist, por duhet të jesh në gjemdje të krijosh profilin intelektual të një politikani me vizion të kjartë për të ardhmen e demokracisë e të shtetit ligjor kapitalist.
      Demokracia ka si bazë të saj vërtetë mendimin ndryshe, por ka edhe parimin e respektimit të shumicës.
      Mërritë me motive personale janë armiku më i madh i demokracisë që mund të shpien në anarshi.
      Po të dëgjosh Murrizin kur ulërin në parlament kundër të gjithëve, duke pretenduar se vetëm ai është përfaqësuesi i denjë i lëvizjes së studentëve të dhjetorit e të gjithë tjerët janë komunistë e sigurimsa, të vjen edhe për të qeshur me këtë personazh grotesk , por edhe për të vjellë me vetëlavdërimin e tij .
      Për znj.Topalli kam pasur edhe unë mendimin se largimi i saj nga PD, do të krijonte një hije për këtë parti, pasi ishte ndër personazhet më përfaqësuese të shqiptarëve të persekutuar nga regjimi enverist.
      Ama në Partinë demokratike nuk është znj.Topalli si përfaqësuese e shqiptarëve të persekutuar nga diktatura komuniste,
      Ka edhe vajza e djem të rij me këtë prejardhje, që lavdi Zotit u arsimuan në universitetet më prestigjioze të perëndimit e sollën një frymë të re në demokracinë e brishtë shqiptare.
      Le ta fillojmë që nga Lulzim Basha që viti 1990 e gjeti adoloshent , për të vazhduar më tej me emra të tjerë si Alizoti, Alibeaj etj/ . që në diskursin publik janë ku e ku më të kjartë se znj. Topalli për projektet e ndërtimit të shtetit demokratik. e ajo që është më kryesorje, për sjelljen në Shqipëri të frymës së politikës demokratike perëndimore.
      Është për të qeshur por edhe për të vënë duartë në kokë, kur dëgjon enveristët fanatikë të akuzojnë Bashën se ka qenë “sigurims”, meqë ai në moshën 16-17 vjeç si gjimnazist , punonte si “kamarier në Rinas” gjatë pushimeve verore.
      Jo më Basha që vinte nga një familje thuajse e varfër, por në vendet shumë të zhvilluara ka mijra raste kur multimilionerë i nxisin fëmijtë e tyre që gjatë kohës së studimeve të punojnë, jo nga nevoja e parave, por që të mësojnë se paraja nxirret me punë e jo qyl.
      Dëgjoj që “antikomunistët” e “të djathtët ekstremë” Topalli e Murrizi, shfrytëzojnë propogandën idiote të ish sigurimsëve, për të përmendur vjehrin apo kunatin e “Lulit” si biznesmenë . të cilët përfitojnë prej tij.
      Ndërkaq kishte një dekadë që familja e bshkëshortes së Bashës merej me biznes, para se të martoheshin, kur si Topalli edhe Murrizi mereshin me bizneset e pronat e tyre duke u marë në të njejtën kohë me politikë.
      Qenka mëkat i madh për Bashën, që vjehri i tij është marë me biznes.
      Është mëkat i madh për Berishën që fëmijte e tij meren me biznes.
      Por mos duhej të mereshin me politikë si dinastia komuniste e Kim un-ve në Korenë e Veriut, që të ishin të pranueshëm për mentalitetin komunist ?

  11. Particka = Picka
    Populli i ndershem qe ka hengur loqen e kupton kete ekuacion te thjeshte. Prape loqen do haj por me shpresen qe ata qe ia fusin kaq kohe do kene rene ne dashuri me popullin loqedashes dhe trim

  12. Javanews
    Home Kryesoret
    Pse brenda Partisë Demokratike po përçahen dhe lindin 7 parti të reja?
    25/10/2020 18:03
    Rama duhet të qeveris me Bashën në mandatin e tretë, që të krijohet opozita e vërtetë!
    Nga Kreshnik Spahiu

    Që nga krijimi i saj Partia Demokratike ka prodhuar afro 20 parti të reja.
    Duke filluar nga:
    partia e Neritan Cekës,
    partia e Genc Pollos,
    partia e Abdi Baletës,
    partia e Dashamir Shehit,
    partia e Bamir Topit,
    partia e Rudina Hajdarit,
    partia e Myslym Murizit,
    partia e Astrit Patozit,
    partia e Myslym Murrizit
    etj etj etj
    Unë e vlersoj maksimalisht kurajon dhe inisiativat e tyre të përkohshme, sepse janë më të ndershme sesa servilizmi i të tjerve.
    Imagjinoni sikur Lulzim Basha të mos ja dhuronte Berisha postin e kryetarit dhe ai të krijonte një parti të re. Do ishte qesharake dhe e paimagjinueshme.
    A lidhet ky fenomen me karakterin shqiptar në përgjithësi apo me lidershipin e PD në veçanti.

    Sigurisht që në thelb ka element shqiptar që ndër 5 shqiptar, 4 duan kryetar.
    Gjithsesi kjo nuk është 100% realitet shqiptar por me karakter tradhtar. Jo të atyre që largohem por të lidershipit që tradhton kauzat dhe shokët e idealit.

    Ditë më parë botova njē listë të 345 themeluesve të Partisë Demokratike dhe 344 janë eleminuar nga listat e deputetve dhe ka mbetur vetëm ekzekutori Sali Berisha.

    Ka shumë idiotë që mendojnë se vetëm Berisha e meriton të qëndroj dhe të tjerët janë tradhëtarë dhe të konsumuar.
    Sipas tyre:
    Vetëm Berisha nuk plaket
    Vetëm Berisha nuk konsumohet
    Vetëm Berisha nuk korruptohet
    Vetëm Berisha s’duhet dal pension
    Vetëm Berisha ka merita
    Vetëm Berisha nuk vjedh
    Vetëm Berisha është krijuesi
    Vetëm Berisha është themeluesi

    Sipas tyre të gjithë vodhën dhe u pasuruan në kurriz të Saliut.
    Berisha- thonë ata: i afroj dhe ai duhet ti largoj.
    Berisha- thonë ata: i bëri njerëz se ata nuk e meritonin.
    Berisha ishte Zoti që ndante kockat dhe ai ta ndërpret karrierën kur të doj ai.
    Ata mendojnë se po të flaku në rrugë Berisha duhet të heshtësh.
    Por të gjithë harrojnë një gjë: Berisha ju lëpi mē vonë të gjithë emrave që largoi dhe i bashkoi si e vetmja mundësi për tu rikthyer në pushtet në 2005.
    Ishte e vetmja mundësi që Partia Demokratike të rikthehej në pushtet.
    Sot lideri i emëruar i kësaj partie nuk po shndërrohet dot në lider opozite.
    Partia Demokratike sapo shpalli njē listë me 300 emra për deputet.
    Lista vulos jo hapjen por mbylljen zyrtare të kësaj partie

  13. Dhe te gjitha keta qe krijuan parti te ashtu quajtura te reja ,i lepine bythen prape Berishes o -i pa emer-i 18;22 -se ose u shfry ne si flluska sapuni .Ku e ke -taku ngjelen.topen,bojaxhine ,mos themi per -Cekat dhe pollot.Po i shkruaj me shkronja te vogla sepse nuk e meritojne ,keshtu do perfundojne -murrizet ,rudinat ,patocet ,dhe topallja .

  14. Ajo që bie në sy në këtë rast, është se ekspertja Ramasaço, që është kujdesur të ndryshojë dhe një gërmë të mbiemrit, ka arritur të zhvendosë “ekspertët” e tjerë të Partisë Demokratike, duke vendosur kështu një “tullë” në radhë për kompaninë e saj farmaceutike.
    Siç ndodh gjithmonë me Partinë e udhëhequr nga Basha, janë interesat tregtare dhe të biznesit ato që vënë në lëvizje dhe jo interesi i qytetarëve. Eshtë një histori e përsëritur me Lulzim Bashën kur fut “ekspertë” në vathën e Shqup-it. Sigurisht, asnjëherë veresie.

  15. Militantet e PDs kot hajn mut e fryhen si cuba.
    Po doli Xhosefina me kandidu ne Shkoder, a e hedh ne tuc edhe sikur Luljeta ti dali perballe?
    Po doli Shehi kandidat te selvia ose AliDemi, a e hedh ne tuc Luljeten?
    Sjam shume i sigurte per Murrizin ne Lushnje, po edhe ai mund te hapi probleme.

    Pyesni Salen cfare boni ne 2003.

  16. Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

    Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

    Është kjo ajo që po bën Luli sot.

    Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

    Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu