• |
ide | kryesore

Parashikimi i shkencëtarëve: Pas pandemisë Covid-19 do të ulet numri i martesave dhe lindjeve

-Instant, Lajme, Planet



Pasojat psikologjike të pandemisë do të jenë shumë të mëdha paralajmërojnë shkencëtarët. Për shkak të koronavirusit mendohet se do të ketë një rënie të numrit të lindjeve ndërsa njerëzit do të qëndrojnë më gjatë të pamartuar. Ekspertë në Shtetet e Bashkuara rilexuan 90 studime në përpjekje për të parashikuar ndikimet mbi sjelljen në shoqëri dhe normat gjinore, edhe personave që nuk janë infektuar.

Ekspertët presin që shtatzënitë e planifikuara të reduktohen në përgjigje të krizës globale shëndetësore dhe njerëzit në përgjithësi t`i shtyjnë martesat dhe prindërimin. Rënia e nivelit të lindjeve do të ketë ndikim të fortë në shoqëri dhe ekonomi, shprehen ata, duke prekur mundësitë e punësimit dhe mbështetjen për moshat e treta. Në shumë mënyra, studiuesit vënë në dukje se pandemia është kthyer një eksperiment social në të gjithë botën ,rezultatet e të cilit janë ende larg përfundimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *