• |
ide | kryesore

Pas Pique, Barcelona humb një tjetër lojtar të rëndësishëm para Juventus

-Instant, Sport



Barcelona duhet të bëjë tashmë edhe pa Coutinho për sfidën kundër Juventus. Sipas asaj që bëjnë të ditur kanalet zyrtare të klubit blaugrana, braziliani ka pësuar një ndrydhje të bicepsit femoral të kofshës së majtë e do të qendrojë jashtë fushave për disa javë. Coutinho do të mungojë kështu në sfidën me Juventus në Champions League, në program të mërkurën 28 tetor në orën 21 në Allianz Stadium.

Një tjetër problem për Koeman, që duhet të bëjë edhe pa qendërmbrojtësin Piqué, që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Ferencvaros, në debutimin e katalanasve në Champions. Për Barcelonën nuk është momenti më i mirë, duke qenë se ka marrë vetëm një pikë në 3 ndeshjet e fundit të Ligas, barazimin me Sevilla e më pas humbjet me Getafe e Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *