• |
ide | kryesore

Pasiguritë e turizmit/ Operatorët dhe punonjësit e sektorit nuk dinë se çfarë do të ndodhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Plazhi-i-Shen-Vasilit-Karaburun-1 (1).jpg



Pandemia thuajse i ka boshatisur plazhet e Durrësit edhe pse është një fundjavë e ngrohtë tetori.

Turizmi po kalon periudhën e tij më të vështirë, ndonëse në përshtatjen me këtë realitet të ri është mbështetur gjerësisht nga turizmi patriotik i rajonit.

”Ky sezon vërtet ka qenë sfidë e madhe për të gjithë hotelerinë shqiptare, jo vetëm bregdetin në Durrësit. Kjo situatë u parapri dhe nga tërmeti që ndikoi jashtëzakonisht shumë në hoteleri dhe planifikimet e pushuesve, pasi u bë një zonë e pasigurtë. Më pas edhe pandemia ndikoi shumë. Sezoni turistik nuk e ka patur fluksin e viteve të mëparshme, pasi ne nuk mbahemi vetëm nga klientela shqiptare, po dhe nga turistët e huaj. Për fat ne kemi patur fat që kemi mbështetur njëri-tjetrin në këtë situatë. Kemi pasur vendas dhe shumë nga rajoni, Kosova dhe Maqedonia, po të ardhurat nuk janë të ngjashme me ato që mund të sillnin turistët e huaj në Shqipëri”,  tha Esma Peca, menaxhere hoteli në bregdet.

Përballë këtij realiteti të ri dhe pandemisë që nuk dihet sa do të zgjasë, operatorët ndjehen të pasigurtë për ecurinë e sezonit të ardhshëm. Të cenuar janë dhe punëtorët e këtij sektori.

”Jemi përballë një situate pasigurie. Në të tillë situatë nuk mund të bësh planifikim për të ardhmen pasi nuk e dimë as ccfarë do të ndodhë, as se si do të organizohemi. Sfida më e madhe është sigurimi i personelit. I mban gjatë sezonit dhe në fund të tij duhet t’i thuash gjithccka mbaroi. Vitet e tjera sezoni ka qenë më i gjatë dhe kishim mundësi ta mbanim stafin. Na është dashur ta shkurtojmë në 70% stafin”, tha ajo.

Në këto kushte, hotelet e shumta në bregdetin e Durrësit nuk kanë mundur të mbyllin kontrata të sigurta me tur operatorët për sezonin e ardhshëm, sic ndodhte rëndom çdo vjeshtë.

”Na është dashur të lidhim vetëm kontrata jo me garanci pasi kështu janë kërkuar. Më parë hotelet e mëdha lidhnin kontrata me garanci, përmes parapagimit duke siguruar klientët në hotel. Tani lidhim kontratë për mbajtje dhomash por nuk ka asnjë siguri që turistët do të vijnë. Kjo pengon sektorin e turizmit në të gjithë Shqipërinë.”, tha ajo. /tch 



2 Comments

  1. “Angazhimi im në çështje publike dhe politike është i gjatë. Për paradokset e historisë sonë, në fakt ka qenë e përcaktuar që para se të lindja. Ndaj dhe kam thënë se unë kam qenë me Partinë Demokratike që para se të lindja.

    Kjo ka qenë e lidhur me historinë dhe fatin e familjes sime, të qytetit ku kam lindur e rritur dhe të vendit tim. Unë jam në bindje europianiste.

    Nuk sulmoj faqen e Facebook të SHBA apo të ambasadorëve të tjerë të perëndimit kur punët e karriges nuk shkojnë mirë, përmes rrogëtarëve të kunatit”,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *