• |
ide | kryesore

Rinas/ Tentuan të korruptonin policët kufitarë, në pranga dy persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, ndonëse nuk i plotësonin kushtet. Të arrestuarit janë:

  • M. 41 vjeç, banues në Tiranë
  • M. 56 vjeç, banues në Divjakë

Arrestimi i tyre u bë duke qenë se gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervistimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së shtetasit nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.

Sipas policisë A.M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *