• |
ide | kryesore

Tabaku nxjerr VIDEON/ Pse Veliaj gënjen për mbetjet në Sharrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një video duke akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se mashtron për çmimin e trajtimit të mbetjeve në Sharrë.


Sipas Tabakut, zgjidhja që i dha Basha çështjes së pastrimit të Tiranës dhe trajtimit të mbetjeve me studim nga Banka Botërore, do të kushtonte 37€ për ton ndërsa aktualisht ato trajtohen jo me 29 euro për ton por me 84 euro për ton.


“Afera e mafias së plehrave, Rama-Veliaj-Ahmetaj-Mërtiri-Zoto-Ndraghetta, 84.4 €/ton. A ka nevojë të themi se përse mafia kërkon 47.4 €/ton më shumë???” – shkruan Tabaku. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Ajo që bie në sy në këtë rast, është se ekspertja Ramasaço, që është kujdesur të ndryshojë dhe një gërmë të mbiemrit, ka arritur të zhvendosë “ekspertët” e tjerë të Partisë Demokratike, duke vendosur kështu një “tullë” në radhë për kompaninë e saj farmaceutike.
    Siç ndodh gjithmonë me Partinë e udhëhequr nga Basha, janë interesat tregtare dhe të biznesit ato që vënë në lëvizje dhe jo interesi i qytetarëve. Eshtë një histori e përsëritur me Lulzim Bashën kur fut “ekspertë” në vathën e Shqup-it. Sigurisht, asnjëherë veresie.Tabakhonia e pd se bashes ne siklet te madh si vete lulzimja,daljet per te motivar shpellkaret e cecenet e salihut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu