• |
ide | kryesore

Vdekja e 53-vjeçarit në dyert e spitaleve, reagon Ministria e Shëndetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria-e-shendetesise.jpg

Ministria e Shëndetësisë reagoi pasi një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve, ku asnjëri prej spitaleve  nuk mori përsipër të kuronte.


Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Ministri thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.


 “Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

Partia Demokratike hodhi akuza të forta për rastin. PD kërkoi dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi e akuzon për keqmenaxhim të situatës në spitale nga koronavirusi, duke u ndalur specifisht në rastin e fundit, ku ndërroi jetë një 53-vjeçar nga Ndroqi. Nga selia e Partisë Demokratike, ish-deputetja Oriola Pampuri deklaroi se vdekja e qytetarit të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në kolaps të plotë. Sipas saj, vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror dhe përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë.

3 Comments

  1. Oju qifsha robt ju qe drejtoni kete ministri ,-ju e kini me ze dhe figure kete njeri qe me indiferentizmin tuaj e cuat ne boten tjeter.Me kujtohet per momentin nje fjale te urte popullore -Ju tregojne ujkun -ju shikoni akoma gjurmen-.Cfare hetimi do beni o lapashanet e dreqit.

  2. Ministerlleku i rilindasve nji thenie te hidhur nga i madhi profesor INDRO MONTANELLI. E majta i do shume te varferit por sa here vjen ne pushtet u shton numerin e i ben me te varfer. Kjo eshte nje realitet zonja Ministre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu