• |
ide | kryesore

Video/ Ajax thyen rekordin e Eredivisie: 13-0 VVV Venlo, dikush ti ndalë!

-Instant, Sport, Video



13 gola për të shkundur gjithë Europën e futbollit. Ajax ka zgjedhur të shtunën pasdite për të rishkruar historinë e Eredivisie, duke shkuar të fitojë 13-0 në fushën e VVV-Venlo, rekord absolut për fitoren më të thellë të të gjitha kohëve në kampionat. Protagonist Lassina Traoré me pesë gola, dygolësh si zëvendësues edhe për veteranin Huntelaar në një rezultat që nuk mbaronte.

Një arritje e cmendur ajo e realizuar nga të besuarit e Ten Hag në fushën e të shkretëve Venlo, me 10 lojtarë nga minuta e 54′ për kartonin e kuq të Kum, kur rezultati ishte 4-0 për Heshtarët. 13 golat e shënuar në portën e van Crooy kanë thyer rekordin ekzistues, që rezistonte nga viti 1972, shënuar gjithnjë nga Ajax (12-1 përballë Vitesse).

Hollandezët kanë evidentuar talentet e tyre të rinj me golat e Ekkelenkamp (dygolësh), Tadic, Antony, Blind e Martinez përvec pesë golave të Traoré e dygolëshit të Huntelaar.

TE GJITHE GOLAT E REKORDIT














Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *