• |
ide | kryesore

Video/ Humbja e parë e Everton në Premier League: Southampton i bën një favor Liverpool

-Instant, Sport, Video



Ndërpritet seria e pathyeshmërisë së Everton të Carlo Ancelottit, që mbetet në krye të Premier League, por tani duhet ta ndajë vendin e parë me Liverpool. Toffees janë rrëzuar në fushën e Southampton, që fitoi 2-0 duke u ngjitur tashmë -3 nga kreu. Një ndeshje e vendosur në pjesën e parë falë golave të James Ward-Prowse në të 27′ e Che Adams në të 35′. Goli i tretë iu anullua Armstrong për pozicion jashtë lojë, përpara se Everton ta mbyllte me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq në të 72′ të Digne.

Vjen në javën e 6 humbja e parë e Everton, mundur pastër nga një Southampton që jo vetëm konfirmohet në zonën europiane, por është vetëm 3 pikë larg kreut. Lista e të padisponueshëmve të Everton nuk është e shkurtër, por nuk justifikon një fillim ndeshje nën ton e në të cilën vetëm Iwobi dukej se kërkonte me kurajë të shkonte përpara. Në anën tjetër Southampton sulmoi me bindje, duke u shfaqur rrezikshëm me Bertrand, Armstrong e Redmond.

Pickford i tha jo Romeut, por duhet të dorëzohej në goditjen e fortë të Ward-Prowse në të 27′. Është fillimi i fundit sepse në të 35′ erdhi goli i dytë, me firmën e Adams e asist të Ings. Everton nuk arrin të frikësojë portierin McCarthy, edhe në pjesën e dytë. E gjithcka u komplikua përfundimisht kur Digne humbi mendjen e shtriu përtokë Walker-Peters duke merituar kartonin e kuq. Një e djelë plotësisht e gabuar nga ana e Everton, që vazhdon të jetë i pari, por në të njëjtën linjë me rivalët qytetas të Liverpool nuk është asnjëherë e lehtë.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *