• |
ide | kryesore

Video/ Konfirmohet kampion, përlotet në ring dhe tërhiqet: Khabib kishte një premtim për të mbajtur

-Instant, F1, Sport, Video



Khabib Nurmagomedov është e do të mbetet i pathyer. Jo vetëm në oktagonin e Mma. Luftëtari më i fortë i të gjitha kohëve fitoi ndeshjen e tij të 29 në 29 takime kundër Justin Gaethje, duke ruajtur brezin e kampionit të peshave të lehta UFC, falenderoi kundërshtarin për sfidën duke e quajtur me respekt “vëllai im” e njoftoi tërheqjen. Nuk donte të luftonte më pas vdekjes së të atit Abdulmanap, që u nda nga jeta pak muaj më parë nga Covid, njeriut që e kishte rritur, stërvitur, krijuar e forcuar si njeri e luftëtar. Khabib e ka bërë këtë herë për të nderuar kujtimin e tij, por i është dashur të nderojë një tjetër premtim.

E pas një fitore të pastër, të pakundërshtueshme, pas vetëm 4 minutash, mori brezin e tij, derdhi lot, mori mikrofonin dhe njoftoi se nuk do të luftojë më. “Nuk doja të kthehesha më në një oktagon – deklaroi ai në lot – pas vdekjes së babit tim. E i premtova mamasë se ky do të ishte luftimi im i fundit, duhet ta mbaj fjalën. Pa të nuk mund të ndeshem më”. Një vendim që nuk ka lënë indiferent edhe rivalin e tij më të egër, Conor McGregor, që ka postuar mesazhin e tij të nderimit.

Pas kësaj mbrëmje në Abu Dhabi MMA ka humbur kampionin e saj të rikonfirmuar, një sportist që askush nuk ishte në gjendje ta mundte e që u tërhoq në majën e lavdisë, ashtu si vetëm luftëtarët e mëdhenj bëjnë.

https://www.youtube.com/watch?v=Xnz9FHj3Ifw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *