• |
ide | kryesore

53-vjeçari që vdiq në dyert e spitalit sepse nuk i dhanë mjekim, ndizen qirinj para Kryeministrisë (FOTO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grup të rinjsh të Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protestuar për pak minuta përpara selisë së Kryeministrisë. Belind Këlliçi tha se ishin atje me studentë të mjekësisë për të ndezur qirinj për vdekjen e 53 vjeçarit Lutfi Dervishi, i cili humbi jetën teksa nuk u mor përsipër asnjë prej spitaleve në Tiranë.

“Kemi ardhur sot këtu me studentët të Fakultetit të Mjekësisë. Kemi ardhur me të rinjtë për të nderuar Lutfi Çekiri, sepse ajo që i ndodhi atij mund t’i ndodh secilit prej nesh. Kjo qeveria dhe ky kryeministër nuk na llogarisin fare.

Kjo allasoj shëndetësi falas është për të majtë dhe të djathtë. Ajo që i ndodhi Lutfi Çekirit, nuk mund t’i ndodhi Edi Ramës sepse kur u ndodh marrin charterin drejt Stambollit apo Romës dhe këtë shëndetësinë falas na e lënë ne. Jemi rreth 40 të rinj që jemi mbledhur për të ndezur qirinj”- tha Këlliçi.

Për dy ditë me radhë, siç kanë deklaruar familjarët, atij nuk i është dhënë ndihmë, duke ndërruar jetë ditën e tretë.



5 Comments

  1. ja paskeni taksur dhe lufti dervishit ore po a i lexoni ca shkruni a vari karit… paguni i redaktor a ju qifja udhen

  2. Tmerr ne kufijte e horrorrit. A ekziston shoqeria civile ne shqiperi dhe nese pretendon se ekziston a mond te kete rast me tragjik se ky per te protestuar.

  3. U prehte ne paqe, jo detin, por gjithe Shqiperine shiteni qe te shpetoni. Shiteni Shqiperine 1 euro se aq e ka vleren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *