• |
ide | kryesore

Armiqtë e mediave të Ramës si armiq të medias

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Kundërshtarët e Edi Ramës nuk e kanë luksin të përdorin dy standarte në gjykimin e tij: edhe t’i shajnë metodat edhe t’ia kopjojnë ato.

Konflikti i fundit, i hapur nga Presidenti i Republikës, po dëshmon pikërisht këtë paradoks. Kreu i shtetit është ngulfatur në përplasje të fortë me një media pro qeveritare si ‘Shqiptarja.com”, e cila prej ditësh ka hapur një fushatë për mënyrën se si Ilir Meta ka dhënë gjatë presidencës së tij mbi 800 nënshtetësi shqiptare.

Qëndrimi më normal që duhet të kishte mbajtur presidenca në këtë rast do të qe se sa të vërteta ishin këto akuza, sqarimi një për një i tyre, si dhe hedhja poshtë, nëse kishte fakte dhe argumente për këtë gjë. Kjo, pra mënyra se si i përdorin kompetencat njerëzit të cilëve u kemi dhënë pushtet, është shumë më e rëndësishme për publikun sesa tenderat që ka fituar Karlo Bolino, bashkëpronësitë e gruas së tij apo letrat prej militanti që i shkruan ndonjë reporter i tyre hierarkëve socialistë për t’i kapur ndonjë vend pune.

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri edhe njëherë para njerëzve shpërfaqet dilema midis ndershmërisë së gazetarëve në ushtrimin e misionit të tyre dhe sjelljes së politikanëve ndaj akuzave që u vijnë nga pushteti i katërt.

Në këtë dilemë përplasja nuk është bardhë e zi. Ajo nuk është një ndeshje mes ëngjëjve dhe djajve.

Gazetarët, reporterët, mediat për të cilat ata punojnë, kanë shumë mëkate në mënyrën se si ata sillen ndaj misionit të tyre. Le të marrim për ilustrim vetëm një shembull. Të njëjtët që masakruan Ilir Metën kur u kap me bllok në dorë, e amnistuan atë kur u bë “bashkëdrejtues i koalicionit” me Ramën dhe rifilluan akuzat po aty ku i kishin lënë, në momentin që ai u nda nga Rilindja.

Pra këtu nuk kemi aspak si qëllim informimin e publikut, por vënien e shtypit në shërbim të një rryme politike.

Por, duke pranuar këto mëkate që shpesh ulërasin, duke qenë të ndërgjegjshëm për partizanizmin, korruptimin dhe devijimin nga misioni të shumë TV-ve, gazetarëve, portaleve, ka një kriter që duhet të na shërbejë për të qenë më të qartë: sa herë që togfjalëshi personalizues “kush po e thotë” tenton të mbysë pyetjen thelbësore: “çfarë po thotë”, po aq herë duhet të dyshojmë se po përpiqen të na manipulojnë.

Këtë mënyrë sjelljeje e ka ngritur në strategji Edi Rama. Prej kur ka marrë mandatin, prej kur shpiku fjalën “kazan”, ai nuk ka lënë pa ofenduar, atakuar personalisht, në përpjekje për t’i asgjesuar argumentin, asnjë prej gazetarëve që është përballur në studio. Sa herë është kapur me presh në duar, ai ka zgjedhur si taktikë të sulmojë mediat, madje nuk ka kursyer as ato me famë ndërkombëtare, të cilat më pas e kanë nxjerrë bllof. Pikërisht në emër të kësaj strategjie për të mos u përballur kurrë me dëmet që shkakton politika e tij, ai, ndërkohë që “bleu” me favoret e pushtetit të gjitha ekranet e TV-ve të mëdha, për ato që nuk arriti t’i kontrollonte dot, tentoi të rikthente në kodin penal shpifjen dhe më pas po mëton të miratojë një ligj që e kanë hedhur poshtë njëzëri disa institucione ndërkombëtare bashkë.

Falë kësaj sjellje, që në thelb ka vullnetin për të grabitur pa kokëçarje, liria e fjalës në Shqipëri (e tregojnë edhe raportet ndërkombëtare) ka zbritur në nivelet e qeverisjes së Berishës së parë (1992- 1996).

Prandaj nëse duan të japin shembullin si kundër modele të Ramës, kundërshtarët e tij nuk mund të përdorin të njëjtat metoda si ai, duke lënë mënjanë argumentin dhe duke u fokusuar me personin që po e bërtet atë në publik.

Ilir Meta sapo e bëri në sherrin e fundit me Karlo Bolinion dhe me Report TV, pavarësisht nga qëllimet që ata kanë në denoncimin ndaj tij. Edhe Lulzim Basha nuk i ka shpëtuar këtij tundimi. Herë duke etiketuar analistë dhe TV-të si shërbëtorë të qeverisë, herë duke shpallur lista mediash të padëshiruara dhe herë duke anatemuar me mjetet e veta të propagandës ish gazetarë pranë tij si të blerë nga Rama, ai ka bërë të njëjtën lojë.

Natyrisht, gjithkush e di se shpeshherë ata mund të kenë pasur të drejtë në denoncimin publik që u kanë bërë sahanlërirësve të qeverisë. Çdokush e sheh sesi mjedisi ynë mediatik kundërbon nga klithmat e puthadorëve të pushtetit.

Por ama, në këtë rast, më e rëndësishme se nxjerja në dritë e një të vërtete është ruajtja e një parimi, është përdorimi i të njëjtës masë dhe së njëtës peshë në gjykimin e të njëjtit problem.

Dhe ajo është fare e thjeshtë : Çdo politikan që ka një akuzë në publik, qoftë kjo me qëllime politike, qoftë e projektuar për të tërhequr vëmendjen, apo thjeshtë e gënjështërt, duhet të japë shpjegime për të dhe jo ta mbysë debatin në një sherrnajë mashtruese me artikuluesin e saj.

Secili kundërshtar i Ramës, që e ka seriozisht denoncimin e luftës barbare që ai i ka shpallur lirisë së medias, e ka për obligim të adoptojë këtë sjellje. Në përbaltjen që i ka bërë kryeministri aktual këtij mjedisi, shembulli i tij mund të luftohet vetëm me krijimin e një anti modeli. Çdo lloj sjelljeje tjetër, çdo lloj huazimi sado i zbehtë dhe episodik i mjeteve që përdor Rama, është në një farë mënyre vetëm një amnistim i strategjisë së tij. Rënia në këtë kurth vetëm sa i jep frymë shprehjes dëshpëruese: “këta janë të gjithë njësoj”.  

©Lapsi.al



9 Comments

  1. KETA JANE TE GJITHE NJESOJ TE GJITHE .
    KETA PER NENE KANE TE NJEJTEN KURVE .
    KUSH DYSHON ESHTE VETEM NJE IDIOT.
    QELLIMI I TYRE ESHTE SUNDIMI DHE MAJMJA ME ANE TE VJEDHJES NE KURRIZ TE POPULLIT.

  2. Kesaj rradhe, Bushat, nuk jam 100% dakort me ty. Te me falesh, por po i them nja dy fjale. Per sa kohe ti mbron koleget e tu , ok,ju kuptoj. Persa kohe kerkon qe Rames t’i pergjigjni jo me metodat e tij, ok edhe ketu. Porse une si taksapagues, as qe dua t’ia di per metoda per sa kohe mua me vidhen taksat. Pikerisht kete fakt, besoj, shfrytezon Presidenti kur sulmon Bollinon. Sepse nje gje eshte shtetesia nje tjeter gje eshte te marresh prona me nje euro, apo jo? Mua me dhemb me shume kjo e dyta. Me kushton me shume. Patjeter qe nuk jam me Presidentin me bllok ne dore. Nuk kam qene e nuk jam. Jam i te djathtes, por,shpesh kam votuar edhe kundra. Ne fund te fundit une opozitar gati i perjetshem jam. Nqs me pyeste mua Berisha i vitit 2010- 2011,une do t’i sygjeroja zgjedhje te reja ne vend se te konsumonte veten duke mbrojtur Meten. Por Berisha i kishte bere llogarite per dy mandate, jo per tre. Sipas meje do kishte fituar pike po te kishte rrezuar qeverine. Por le ta leme kete muhabet, se nuk i takon politikes shqiptare kjo menyre sjelljeje, me rrezim qeverish, apo doreheqje. Te rrime te Bollino. Pavaresisht se menyra e sulmit i ngjan asaj te Rames, une mendoj se edhe medja nje pushtet si te tjeret eshte,dhe si i tille,te pakten ketu tek ne, ka faje ashtu si politika. Patjeter jo me gjynahet e politikes, persa i takon madhesise se zullumit. Me politiken nuk krahasohet asgje. Por po te pyes ty direkt. Kush na rrezikon me shume, futbollisti i Tirones, apo Bollino? Une e kupton qe ju e keni hallin te metoda e perdorur, qe Rama te mbetet vetem ne brutalitetin e vet persa i takon trajtimit te medias. Ok. Keni te drejte. Por media si kjo(nuk eshte vetem) qe me llumin qe tregton blen prona publike me nje euro, nuk te ngjallin, jo respekt, por as te bejne te solidarizohesh me to as atehere kur ato sulmohen me apo pa te drejte. Edhe Bollino vete e di e nuk i behet vone. Madje ti ke te drejte! E ben provokim per te thene se te gjthe njelloj jane. Por te drejte ka. Pse ku ndryshon Meta nga Rama? Sipas meje kane vetem nje ndryshim dhe ky eshte ndryshim numrash. Nuk e dime si do sillej Meta po te kishte numrat e Rames. Ndersa mediat po i njohim. Kalojne nga nje krah ne tjetrin, sipas leverdise. Megjthese sulmi ndaj mediave eshte i patolerueshem, i demshem per te gjithe, opinioni do te reagoje pak ose aspak per aresyet e mesiperme, qe edhe ti vete sa here i ke renditur. Ndofta edhe ketu eshte problem tregu. Nuk ka treg Shqiperia per kaq shume media. Prandaj do vazhdojme te vuajme ne vazhdim . Problenet e medias patjeter ti i di me mire nga une qe flas nga jashte. Ama duhet ta kuptoni alergjne qe ndjen nje lexues kur sheh se si shperblehen gazetaret per sherbimin ndaj qeverive. Nje gazetar i drejte lexohet pavaresisht krahut qe i takon. Ky zoteria , Bollino, boll me balte. Boll me vjedhje boll dhe boll.

    1. Konstatim shume i sakte Re Bo. Neve na kushton shume me teper Bollino qe merr ate qe do per te mbrojtur kryeministrin se sa futbollisti i Tiranes qe mori pasaporte shqiptare. Por jo vetem Bollino. Na kushton shume me shtrenjte Mira Kazhani qe merr nje rroge te majme si keshilltare e UKT se te gjitha pasaportat e dhena nga presidenti. Dhe naturisht, cdo person qe ka dy pare mend ne koke e kupton diferencen ndermjet Kazhanit qe merr rroge nga faturat tona te ujit dhe Klodiana Lales qe investigon ne te mire te interesit publik. Pra kushdo qe memdon me koken e vet dhe jo me ate te partise qe mbeshtet, e di dhe e kupton shume mire diferencen ndermjet gazetareve dhe pseudogazetareve te shitur per pese leke. Pastaj ka edhe dicka tjeter, mediat qe mbrojne bemat e qeverise, nuk i sherbejne interesit publik. Bollino dihet boterisht se i sherben qeverise, pra nuk mund te konsiderohet media, por zyre shtypi e qeverise dhe njekohesisht perfituese nga taksat tona. Bollino sulmon presidentin jo sepse eshte parimor, i vetmi parim qe ka eshte te rrjepe sa me shume shqiptaret. Ai sulmon sepse duhet nje shkak per t’u kapur diku, per te harruar skandalet qe na kushtojne me se paku disa miliona euro dhe ketu, pavaresisht nga mendimi qe kam per presidentin, mendim i cili eshte personal, i jap te drejte presidentit. Rama kur i duhej e amnistoi Meten dhe tani qe Meta eshte i vetmi institucion qe i kundervihet, Rama e sulmon. I ashtuquajturi skandal i 800 pasaportave, nuk eshte as gishti i vogel i skandalit me Unazen e Re, se po te merresh me inceneratoret, eshte si te krahasosh nje kokrize pluhuri me Shkembin e Kavajes. Por keto lloj mediash shushunja, pine gjakun tone cdo dite dhe mundohen te na mbushin mendjen se ishim keq kur ishim me mire. Bollino dhe te singjashmit e tij, te bejne te besosh se Meta eshte engjell dhe te harrosh bemat e tij. Sot ato 700 mije eurot e Metes per te cilat u dogj Tirana, duken kusure xhepi kur i krahason me ato qe perfiton Bollino ne kurrizin tone. Prandaj ndryshimi ekziston dhe eshte i kuptueshem per te gjithe

  3. YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN EDI RAMES KUR KRISTAQI JA BERI NJE VELLA ME SHUME OLSIT DHE EDIT,TANI EDI RAMA E PERDOR MJERON SI LETER HIGJENIKE thotë:

    CARLO BOLJA BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIRA E MBAJN LLAPEN NE BYTH NJE KOHE TE SALI BERISHES TANI EDI RAMES

  4. Thua vërtetë se Carlo Bollino me të shoqen qenka laq shumë të shqetësuar se presidenti e paska lëshuar dorën për dhënien e shtetësisë ?
    Keni dëgjuar ndonjëhere që ata të kenë vënë alarmin se qindra mijra shqiptarë duan të emigrojnë e të lënë shtetësinë ?
    Bushati këshillon presidenti që të motivpjë të gjitha shtetësitë që ka dhëmë.
    Po pikërisht këtë qëllim ka hapja e kësaj teme.
    Janë taktikat e Ramës që kur skandalet i grumbullohen e nuk ka përgjigje për to, të ndërsejë Bollot , Ballët e Velot që të tërheqin vëmëndjen e publikut me tema të tjera të pa rëndësishme.
    Presidenti paska bërë krimin e madh se ka dhënë 800 shtetësi
    Lideri i opozitës sipas shitësit të fiqve, duke qenë 7 vite në opozitë e dy vite edhe pa rrogën e deputetit, pas tërmetit e në mes të pandemisë , në vitin e tetë, qenka “pasuruar ” duke “blerë” dy shtëpëi, e dy vila dhe nje makinë shumë të shtrenjtë,
    Gënjeshtra kaq të trasha sa edhe Lym Murrizi nuk u ka besuar.
    Qëllimi i avokatit të Griseldës deri në parlamentin europian, nuk është sigurisht që njerëzit ti besojnë këtyre idiotësive, por që Basha të merej me to e opozita të mos merej me denoncimet e maskarallëqeve me inceneratorët e aferat e tjera korruptive .
    Edhe Rama, ndonëse e di që marja në mbrojtje e Bollinos, më shumë e njollos sesa e ndihmon ate, kërkon të heq vëmëndjen e diskursit publik nga marrëzia e ligjit të shpifjeve për mediat

  5. Thua vërtetë se Carlo Bollino me të shoqen qenka laq shumë të shqetësuar se presidenti e paska lëshuar dorën për dhënien e shtetësisë ?
    Keni dëgjuar ndonjëhere që ata të kenë vënë alarmin se qindra mijra shqiptarë duan të emigrojnë e të lënë shtetësinë ?
    Bushati këshillon presidenti që të motivpjë të gjitha shtetësitë që ka dhëmë.
    Po pikërisht këtë qëllim ka hapja e kësaj teme.
    Janë taktikat e Ramës që kur skandalet i grumbullohen e nuk ka përgjigje për to, të ndërsejë Bollot , Ballët e Velot që të tërheqin vëmëndjen e publikut me tema të tjera të pa rëndësishme.
    Presidenti paska bërë krimin e madh se ka dhënë 800 shtetësi
    Lideri i opozitës sipas shitësit të fiqve, duke qenë 7 vite në opozitë e dy vite edhe pa rrogën e deputetit, pas tërmetit e në mes të pandemisë , në vitin e tetë, qenka “pasuruar ” duke “blerë” dy shtëpëi, e dy vila dhe nje makinë shumë të shtrenjtë,
    Gënjeshtra kaq të trasha sa edhe Lym Murrizi nuk u ka besuar.
    Qëllimi i avokatit të Griseldës deri në parlamentin europian, nuk është sigurisht që njerëzit ti besojnë këtyre idiotësive, por që Basha të merej me to e opozita të mos merej me denoncimet e maskarallëqeve me inceneratorët e aferat e tjera korruptive .
    Edhe Rama, ndonëse e di që marja në mbrojtje e Bollinos, më shumë e njollos sesa e ndihmon ate, kërkon të heq vëmëndjen e diskursit publik nga marrëzia e ligjit të shpifjeve për mediat
    A nuk e sheh Bushati që këtë kohët e fundit , në portalin e tij Lapsi, kaçiatorët e Lal Plehut për çdo shkrim që publikohet, nisin si hakerë “komente” që nuk kanë asnjë lidhje me përmbajtjen e shkrimit ?
    Ju kanë mbaruar tashmë të gjitha argumentat e fantazitë për të mashtruar e për të dalë nga sikleti , kur shkrimi flet për një kohë të bukur me diell, koenti flet për shi e rebeshe.

  6. ZOTI BUSHATI QKA MENDONI KY GREGU ESHTE VELLA I EDI RAMES APO DJALI I EDI RAMES? YMER GELBAZA E PUBLIKOJ DOSJEN DHE ESHTE NE WIKIPEDIA TE EDI RAMES SE GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES??! thotë:

    ORE KY CARLO BOLJA BOLINO DHE YMER GELBAZA KELLIRA KANE BERE NOJ INVESTIGIM PER HAJDUTERINE E INCERATOREVE DHE TE TJERA PPP TE EDI RAMES DHE ORGANIZATES APO KOT LEHIN SI ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA

  7. Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

    Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

    Është kjo ajo që po bën Luli sot.

    Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

    Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë,o bushat cfare te bejme me kete loqen lulzime kete na e trego ne shkrimin tjeter qe ta mesojne cecenet

  8. ORE KY YMER GELBAZA KELLIRA ESHTE KY ZAGARI KUR JA PUBLIKOJ DOSJEN E FAMILJES SE EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES ME GREGUN NE MES?!! thotë:

    OR YMER GELBAZA OSE CARLO BOLJA PSE SHKRUANI KETU TE LAPSI.al,JENI TE DESHPRUAR OR ZAGAR TE TR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *