• |
ide | kryesore

Basha tregon rast konkret: Babai i një gazetari priti 6 ditë me simptoma për tamponin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha deklaroi se pacientët me COVID-19 nuk kanë ku të përplasen pasi refuzohen nga sistemi shëndetësor, duke sjellë rastin e babait të një gazetari, i cili kishte pritur 6 ditë me simptoma para se t’i bënin tamponin.

“Unë kam marrë shumë mesazhe. Pacientët e sëmurë me COVID tani nuk kanë ku të përplasen. Sot në mëngjes e vetmja përgjigje për këtë krizë ishte një tjetër paradë e kryeministrit në një pavijon. Informacionet e fundjavës kanë treguar për të sëmurë me COVID që nuk iu është përgjigjur urgjenca dhe kur është përgjigjur i kanë drejtuar në spitale pa asnjë mbrojtje nga COVID. Jam personalisht në dijeni të rasteve me COVID të refuzuar nga sistemi shëndetësor. 

Nëse plani ynë me 5 pika do ishte vënë në veprim 4 javë më parë do kishim funksionalë kapacitetet të vërteta dhe do kishim mundësira që mjekësia shqiptare të përballonin dhe fluksin e të sëmurëve të tjerë. Numri i testimeve më i ulëti në Evropë.

Pacientëve u duhet të presin shumë ditë për të bërë tamponin. Babai i një kolegut tuaj ka pritur 6 ditë me simptoma për të bërë tamponin. Kur ka shkuar në spital ka pasur 75 % të pulmoneve të prekur”, deklaroi Basha.

Kreu i PD tha më tej se shumica dërrmuese e qytetarëve nuk mund ta përballojnë koston e paketës së trajtimit me paratë e tyre.



1 Comment

  1. Nuk na the ndonje te re!
    Pra vetem po te jesh bab gazetari ose bab politikani merret vesh çfare te ndodh!
    E kam kaluar kovidin familjarisht( 4 pjesetare) ! Shyqyr Zotit e kaluam! Nga shteti 0 ZERO! sherbim e ndihme! 5 dite nga data qe kam njoftu mjeken e familjes kan ardh me na bo tamponin! Dhe pse ishim te karantinu te 4 vetem per 2 na moren mostrat! Rrofte privati dhe LEKU se per shtetin i kishim lare duart!
    Mjekja familjes as telefonin nuk e hapte!
    Rreth 70.000 lek( te reja) per person kostoja e analizave dhe mjekimi( shyqyr Zotit nuk ishim ne gjendje te rende se e kapem shpejt)
    Akiviteti 3 jav i mbyllur.Tatimet dhe deryrimet per tu paguar! Thjesht shkaterrim ekonomik qe nuk na perkrah askush!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *