• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë/ 3 të vdekur dhe 205 raste të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 205 raste të reja me koronavirus nga 943 mostra të marra. Po ashtu janë raportuar tre të vdekur nga  SarsCov2: 1 rast spitali i përgjithshëm Pejë,1 në spitali i përgjithshëm Prizren dhe një në spitalin e përgjithshëm Gjakovë.

Raste pozitive janë shënuar: komuna Prishtinë 111 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna e Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kllokot 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë, Rahovec dhe Skenderaj.

Këtë të hënë janë shëruar 62 pacientë, por mbeten aktivë me virusin 2332 persona. Numri total i rasteve pozitive është 18.148 ndërsa ai i viktimave 666.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *