• |
ide | kryesore

Çpo ndodh mes Taynës dhe Dafinës, sërish kunja njëra-tjetrës

-Instant, Paparazzi, Slider



Vijon “lufta e ftohtë” mes Taynës dhe Dafinës. Tashmë janë dy postime në Instastory ato që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe po përkthehen në thumba për njëra-tjetrën.

Pas zhurmës së krijuar në media duke u aluduar se diss-i i saj i dedikohet Dafinës, Tayna ka postuar një Instastory, ku thuhet:

Njerëzit që të kanë bërë keq do të mendojnë gjithmonë se postimet tuaja janë për ta!

Rreth një orë më vonë nga ky postim, Dafina duket se është kundërpërgjigjur me një Instastory, ku ka publikuar foton e Stan, protagonist në videoklipin e Eminem.

Në këngë, Stan i shkruan reperit se e ka idhull, por pasi ky i fundit nuk i kthen përgjigje, ai humb jetën në aksident me makinë.

Paralelizmat janë të qartë, dhe duket se konflikti i radhës që do na mbajë të gozhduar sapo ka nisur.

Tayna ishte e ftuar mbrëmjen e të dielës në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, ka bërë edhe një freestyle. Dhe të gjithë fansat mendojnë se ai është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”.

Ndër të tjera, reperja thotë gjatë freestyle:

Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip wow, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Ndërkohë, Dafina në “Zili zili” që është një diss i pastër thotë:

Inatin mrena n’shpirt e kini. S’mun dashni me dhon kur n’zemrën tane ki veq zili zili.

Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.

Dy artistet ishin follow deri mbrëmjen e djeshme. Nuk e dimë se kush e ka hequr e para kë, por tashmë nuk ndiqen më.

 

Zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja.

Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

Tayna dhe Dafina shfaqën jo pak kimi në bashkëpunimin e tyre të titulluar “Bye bye” që është edhe bashkëpunimi mes dy femrave shqiptare me më shumë klikime.

iconstyle



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *