• |
ide | kryesore

Daçiç në krye të parlamentit serb: Postin e mora për ta forcuar këtë institucion

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur së fundmi se me presidentin serb Aleksandër Vuçiç u dakordësuan që Daçiç të jëtë në krye që ta forcojnë këtë institucion.

“Unë nuk u tërhoqa, por Vuçiç dhe unë vendosëm që institucioni duhej të forcohej. Asnjë lider i partisë nuk ka qenë kurrë shef Parlamenti, sepse të gjithë kërkonin të matnin fuqinë e tyre përmes degës ekzekutive. Funksioni nuk e bën një person, por një person funksionin. Unë jam aty për të vepruar në mënyrë efikase dhe për të punuar mirë dhe për të formuar një front të përbashkët të qeverisë. Unë e di që të gjithë tani do ta interpretojnë atë në mënyrën e tyre, por Vuçiç nuk kishte pse të ma ofronte atë vend, sepse s’kishte qëllime të këqija. Biseduam për këtë për një kohë të gjatë”, tha kreu i parlamentit. Ai tha se me presidentin vazhdojnë të jenë miq dhe që ky është vetëm një moment në historinë politike, që do të harrohet në vitet e ardhshme.

“Ne do të kemi një dialog me Prishtinën, presion në lidhje me skenën ndërkombëtare si dhe bisedime në lidhje me Bashkimin Evropian. Kishte një problem se të gjitha mendonin se Parlamenti është një vend për pensionistët, por kjo është e gabuar”, tha Daçiç.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *