Eurodeputeti David Lega ka shkruar në Twitter se kryeministri Rama duhet të presë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Metës në lidhje me Kodin Zgjedhor.
Sipas Legës, pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.
Po ashtu edhe Oliver Varhelyi kërkoi nga parlamenti shqiptar që të marrë në konsideratë kërkesën për opinion të Metës në Komisionin e Venecias dhe të presë derisa ta japë atë.
Nga ana tjetër kryeministri Rama është shprehur se parlamenti do të votojë pa humbur kohë për ta rrëzuar ose pranuar dekretin e Presidentit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Pajtohem me Komisionerin Oliver Varhelyi.
Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill 2021 Shqipëri”, shprehet eurodeputeti.
https://twitter.com/DavidLega/status/1320736021412253702
Mire e ke ti po e ka me te nxitim Ramazoni ate pune
PATJETER . POR KY PALLOSHI E KA DA MENJEN , DO ME VJEDH SEZBON SE NDRYSHE E PRET BURGU
e paska ble basha kete