• |
ide | kryesore

Flasin gratë shqiptare të kampit Al-Hawl: Nuk duam të kthehemi në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjithçka nisi me një mesazh zanor të Eva Dumanit, e cila në kampin Al Hawl mban emrin Sara. Në një kohë që 15-vjeçarja kishte ndihmuar të listonte të gjithë emrat e shqiptarëve, të njihte dhe të bënte identifikimin e Alvin Berishës, por edhe të na gjente ne ekipin e A2 dhe të na dërgonte te gjyshja e saj Mentije Dumani, tashmë nuk do të rikthehet në Shqipëri.

“Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu” – tha Eva Dumani.

Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Eva Dumani shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit. Emanuela Daci bën pjesë te ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani.

33-vjeçarja në komunikimet me të afërm është e vetëdijshme për situatën, ndërsa sipas saj, gratë të cilat merren për në kampin Roxh, vriten nga ushtarët kurdë.

“Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë. Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është. Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën” – u shpreh Emanuela Daci.

Por veç kësaj, ajo ndikon te gratë e tjera duke u thënë të pavërteta, madje duke i fshehur ato në një kohë që operacioni i antiterrorit shqiptar po bëhej në Al Hawl.

“Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve” – thotë Emanuela Daci.

Të njëjtin shqetësim ka dhe Hajrije Taushani, e cila në një mesazh me të afërm të saj duket e frikësuar për atë po ndodh, por që në të vërtetë është shpëtimi i tyre.

“Sot i kanë marrë gjysmat e shqiptarëve. Ne kemi ngelur. Ishalla, Allahu na ruajt. Po nuk folëm më, ta dish se na kanë kapur. Ju dua shumë. Gjithë të mirat ishalla” – tha Hajrije Taushani.

Situatës së pavërtetë dhe kërkimeve të Eva Dumanit, e cila është jetime në kamp u ka rënë pre dhe vetë 15-vjeçarja, e cila ka frikë ndonëse kohë më parë kërkonte të rikthehej nëpërmjet shtetit shqiptar.

“Mamit thuajse, nëse do të na shohë në Shqipëri, të na lëni rehat. Të ikim tamam, me shtet, ashtu siç ikin të gjithë njerëzit. Nëse nuk do të na shohë, atëherë merruni me çdo lloj njerëzish që të na shesin ne. Allahu e di ku na çojnë” – tha Eva.

Por tashmë, ajo është gënjyer dhe kërkimeve për të ajo mendon se mund të përfundojë diku tjetër.

“Nuk e di. Kërkojnë të më çojnë në jetimore. Kështu thonë ushtarët, forcat speciale. Ata kanë edhe foton e dajës, gjoja për të na çuar në Shqipëri, gjoja që unë ta besoj. Mbrëmë natën kanë qenë te fëmijët jetimë dhe kanë treguar foton time. Kanë thënë që duam të sjellin këtu. Ata fëmijët që u kthyen, nuk janë tamam jetimë, pasi e kanë mamanë. Edhe këtu kanë ardhur, por unë nuk isha, u fsheha” – tha Eva Dumani.

I vetmi person që mund të ndihmojë në këtë histori është Elona Shuli.

“Teze, unë nuk dal te ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. E di teze, por ata më morën. Teze, a nuk i nis dot foton? Bashkë jemi, le të vijnë dhe të na kërkojnë. Siç kërkojnë Evën me foto, ashtu të më kërkojnë edhe mua” – tha Elona.

E reja 17-vjeçare vijon të jetë e fshehur nën survejimin e Emanuela Dacit, e cila nuk i lejon të dalë, por bën pjesë në ata persona që kërkon të rikthehet. /A2 CNN



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *