• |
ide | kryesore

Gafa e Barcelonës: “Kur i propozova Haaland më thanë se nuk ishte për Barça”

-Instant, Sport



Haaland është realiteti i ri i futbollit e madje edhe e ardhmja, duke qenë se vetëm 19 vjec po bëhet protagonist absolut i një skuadre si Dortmund e një kompeticioni si Champions. Lojtari tani mban veshur fanellën verdhezi, por mund të kishte shkuar edhe ndryshe. Ish-konsulenti i Barcelonës Ariedo Braida ka zbuluar për “Marca” se klubi katalanas mund të kishte firmosur me sulmuesin, por nuk iu duk në lartësinë e duhur.

Braida, kujton se në kohën kur punonte për blaugranat, drejtuesit e klubit katalanas refuzuan këshillën e tyre për të besuar tek Haaland, kur sulmuesi luante ende në Norvegji. Justifikimi është ai që bën më përshtypje: “nuk kishte profilin e përshtatshëm për Barcelonën”. Braida ka rrëfyer më pas se i kishte propozuar klubit edhe lojtarë si Barella e Zaniolo, por pa ndezur interesin e drejtuesve blaugrana.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *