• |
ide | kryesore

Grushte pankinës pas zëvendësimit: Lautaro sqarohet me shokët e skuadrës

-Instant, Sport



Duart në kokë për një gabim, ndonjë mërmëritje në drejtim të shokëve, por sidomos grushtat e goditura drejt pankinës pas zëvendësimit. Lautaro Martinez, pas tërbimit në Genova, ka kthyer faqe, nuk ka kohë për tu ankuar apo për të mbartur fajin mbi vete: të martën është transferta e Champions League kundër Shakhtar e Inter nuk mund ti lejojë vetes të gabojë pas barazimit në shtëpi në debutim kundër Borussia M’Gladbach. Ditën pas mbrëmjes jo në Marassi, Lautaro Martinez ka dashur të sqarohet me shokët e skuadrës, për të ecur para me një shikim pas në kohë, tek ai dygolësh i shënuar ndaj ukrainasve në 17 gusht që i dërgoi zikaltrit në finalen e Europa League.

Lautaro do të jetë në vendin e tij në sulm në krah të Lukakut, më shpërthyes se kurrë. Ende i padisponueshëm Sanchez, që vuan një kontraktim të aduktorit të djathtë. E bashkë me të edhe Sensi. Për tu vlerësuar Young: anësori anglez ka rezultuar i shëruar nga Covid-19 pas tamponit të fundit, por ndryshe nga Hakimi ka humbur transfertën e Xhenovës. Ndërkohë të dielën skuadra i është nënshtruar tamponeve të reja para nisjes për në Kiev. Mbetet pritja për testet e Radu e Gagliardini, që duhet të dalin negative përpara se të jenë gati për Conten. Të martën edhe Skriniar del nga karantina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *