• |
ide | kryesore

Juventus sytë nga tamponi i Ronaldos: bardhezinjtë me vetëm dy mbrojtës ndaj Barcelonës

-Instant, Sport



Barazimi i tretë radhazi në kampionat, duke përjashtuar fitoren 3-0 në tavolinë kundër Napolit. Një 1-1, i arritur kundër Veronës, që tregoi edhe një herë limitet e skuadrës në mungesë të liderit që zgjidh situatat e komplikuara: Cristiano Ronaldo. Probleme në fazë impostimi, Ramsey e Arthur që nuk shkëlqejnë, një Bernardeschi shkatërrimtar, një Dybala titullar por akoma jo në 100%. Duhet talenti i Kulusevski, në pankinë fillimisht, për të përzënë fantazmat. Tani vjen Barcelona në Champions League, me Lionel Messi që tremb, sidomos me alarmin në mbrojtje, ku duhet vlerësuar gjendja e Bonucci.

Mbrojtësi bardhezi është detyruar të braktisë sfidën kundër Veronës, gjysëm ore pas rifillimit për një problem muskular në kofshë: është në ankth Pirlo për rezultatin e kontrolleve, sepse dyshohet për një tërheqje. Në rast të një mungesë të tij e me Chiellini e De Ligt në infermeri, Pirlo i ka të numëruar lojtarët e prapavijës, me vetëm Danilo e Demiral në dispozicion.

Pritja nuk mbaron me kaq: sepse duhet edhe përfundimi i tamponit të fundit për Covid të Cristiano Ronaldo, që duhet të jetë negative brenda vigjiljes. Teknikut bardhezi nuk i mungojnë alternativat në sulm: por CR7 është njeriu Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *