• |
ide | kryesore

“Kam dy vjet që i shkoj pas Napolit, u lodha”, menaxheri i Hysajt i lë topin De Laurentiis

-Instant, Sport



Rinovim apo jo rinovim, largim apo konfirmim. Dilemat e këtij lloji kanë ndjekur dy vitet e fundit të Elseid Hysajt nën Vezuv. Kapiteni i përfaqësueses së Shqipërisë nuk ka gjetur stabilitet që kur tek Napoli erdhi Ancelotti, duke humbur fanellën e titullarit, e situata nuk është qetësuar as tani që Gattuso e ka në konsideratë. Napoli nuk i përgjigjet kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero.

Mario Giuffredi, menaxheri i Hysajt, Mario Rui e Di Lorenzos, ka folur për mikrofonët e Radio Punto Nuovo: “Napoli ka tre mbrojtës anësorë e është vështirë të gjesh më të mirë. Hysaj, që kur ka ardhur Gattuso, po bën shumë mirë. Vetëm me Ancelotti pati rënie. Rinovimi? Nuk është i lidhur me rinovimin e Gattuso. Nuk duhet të rinovojë nëse qendron trajneri, Napoli duhet të besojë tek ai: ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha: tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë. Nëse Napoli do të bëjë propozimin e duhur, atëherë do të qendrojë, përndryshe pas tre muajsh do të firmosë me kë të dojë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *