• |
ide | kryesore

Kaos total tek Barcelona: Bartomeu gati të dorëhiqet para ndeshjes me Juventus

-Instant, Sport



Aventura e Josep Maria Bartomeu në drejtim të Barcelonës mund të ketë mbërritur në fund. Lajmi, që shfaqet pak orë përpara sfidës Champions League me Juventus, vjen nga Spanja, ku të përditshmet sportive flasin për mundësinë e dorëheqjes së 57 vjecarit katalanas, tashmë i sulmuar jo vetëm nga tifozët por edhe disa lojtarë blaugrana e disa ortakë të klubit spanjoll, pas 7 vitesh presidencë. Bartomeu mund të largohet sot, në mbledhjen e këshillit të administrimit të shoqërisë.

Nëse konfirmohet, revolucioni në krye të klubit blaugrana do të ndodhte në një moment krize të plotë, si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe rezultatet, si dëshmon humbje në Klasike në Camp Nou (3-1) kundër Real Madrid. Sipas ‘Sport’, gjithnjë pranë cështjeve të Barcelonës, Bartomeu mund të japë dorëheqjen në shenjë proteste kundër vendimit të bordit katalanas, që ka refuzuar kërkesën e klubit për të shtyrë referendumin në program në 1 e 2 nëntor në të cilën ortakët blaugrana do të votojnë votëbesimin e presidentit të tyre.

Një pozicionim që ka cuar në vendimin e Bartomeut për ti propozuar administratorëve dorëheqjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Administrimit të shoqërisë në program sot për të aprovuar vitin fiskal për sezonin 2019-20 e buxhetin për sezonin 2020-21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *