• |
ide | kryesore

Katy Perry fotografohet në publik 2 muaj pas lindjes

-Instant, Paparazzi, Slider



Në fund të muajit gusht, këngëtarja Katy Perry dhe Orlando Bloom kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Daisy Dove Bloom.Katy dhe Orlando e dhanë lajmin e bukur për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë të mërkurën, 26 gusht.

Ne jemi të mbushur me dashuri dhe befasi nga ardhja e sigurt dhe e shëndetshme e vajzës sonë. Por ne e dimë që jemi me fat dhe jo të gjithë mund të kenë një përvojë lindjeje aq të qetë sa ishte e jona”, thanë ata në një deklaratë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë të mërkurën, duke e bërë Perry-në nënë për herë të parë dhe Flynn 9-vjeç vëlla të madh. Ky është djali i vetëm i Bloom me ish-gruan Miranda Kerr.Katy dhe Orlando janë ende skeptikë dhe s’kemi parë ende një foto të bebushes në rrjete sociale.Megjithatë, vetë këngëtarja mori vëmendjen me pamjen e saj dy mauj pas lindjes, pasi u fotografua nga paparacët.Siç mund ta vërejmë, trupi i saj pas shtatzënisë ka ndryshuar goxha shumë dhe Katy ruan ende barkun e fryrë.Ajo u shfaq në ksuhte shtëpie, me rroba sportive dhe pa makeup.

Publikohet fotoja e parë pas lindjes e Katy Perry-t në kushte Publikohet fotoja e parë pas lindjes e Katy Perry-t në kushte

Paparacët kanë fotografuar edhe Bloom, i cili sapo kishte dalë nga njv dyqan bizhuterish.

Publikohet fotoja e parë pas lindjes e Katy Perry-t në kushte



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *