• |
ide | kryesore

Luftë e ftohtë? Erdogan thirrje të bojkotohen produktet franceze: Macron të vizitojë trurin

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i bëri thirrje turqve që të bojkotojnë mallrat franceze pas një grindjeje mbi qëndrimin e ashpër që Franca po mban ndaj Islamit radikal. Për homologun e tij francez Emmanuel Macron, Erdogan tha se duhet të bëjë një kontroll të shëndetit mendor.

Në një fjalim në televizion, Erdogan u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mbrojnë muslimanët “nëse ka shtypje ndaj muslimanëve në Francë”. 

Erdogan kritikoi i zemëruar Presidentin Emmanuel Macron për zotimin për të mbrojtur vlerat laike.

Kjo vjen pasi një mësues frëngjisht u vra barbarisht pasi shfaqi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Franca “nuk do të heqë dorë nga karikaturat”, tha Presidenti Macron në fillim të kësaj jave.

Paraqitjet e Profetit Muhamed konsiderohen gjerësisht si tabu në Islam dhe janë fyese për shumë myslimanë.

Por sekularizmi shtetëror – ose lacité – është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë minon unitetin, thotë shteti.

Për çfarë është mosmarrëveshja? 

Erdogan bëri thirrje për bojkot në një fjalim televiziv të hënën.

“Asnjëherë mos u jepni vlerë mallrave me etiketa franceze, mos i blini ato,” tha ai në kryeqytetin Ankara, duke shtuar se “udhëheqësit evropianë duhet t’i thonë presidentit francez të ndalojë fushatën e tij të urrejtjes”.

Kjo erdhi pasi Macron u zotua të mbrojë sekularizmin dhe të bllokojë Islamin radikal pas vrasjes së mësuesit Samuel Paty. Këtij iu pre koka në 16 tetor nga 18-vjeçari Abdullakh Anzorov.

Dy javë para sulmit, Macron e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” dhe njoftoi masa të reja për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik”.

 (Macron në funeralin e mësuesit Samuel Paty) 

Franca ka popullsinë më të madhe myslimane të Evropës Perëndimore, dhe disa akuzojnë autoritetet se po përdorin sekularizmin për t’i targetuar ata.

Turqia nuk është i vetmi vend që kritikon komentet e Macron. Kryeministri i Pakistanit Imran Khan akuzoi presidentin francez për “sulmimin e Islamit” në një cicërimë të dielën në Tuitter, ndërsa produktet Franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar. Ka pasur protesta edhe në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës.

Por Gjermania ka shprehur “solidaritet” me Macron pas deklaratës së presidentit turk.

“Ato janë komente shpifëse që janë plotësisht të papranueshme, veçanërisht në sfondin e vrasjes së tmerrshme të mësuesit francez Samuel Paty nga një fanatik islamik,” tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

Si janë marrëdhëniet e Francës me Turqinë? 

Thirrjet e Erdogan për një bojkot vijnë pas muajsh tensionesh në rritje midis Francës dhe Turqisë.

Ndërsa të dy vendet janë anëtare të NATO-s, ata mbështesin palë të ndryshme në konfliktin e vazhdueshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe në luftën civile në Libi.

Presidenti Macron është përplasur gjithashtu me Presidentin Erdogan për kërkimin e naftës dhe gazit turk në ujërat e diskutueshme në Mesdheun lindor. Franca vendosi avionë dhe një luftëanije në rajon në gusht mes tensioneve.

Thirrja për bojkot vjen gjithashtu një ditë pasi Erdogan tha se Macron kishte nevojë për një kontroll të shëndetit mendor derisa flet me aq forcë mbi Islamin.

Vërejtjet e tij bënë që Franca të tërheqë ambasadorin e saj në Turqi për konsultime.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. e verteta i qarteson, gjalleron u jep zgjillje,shpres, siguri, paqe,shpetim gjinis njerzore, thotë:

    perse prendimi shekullin e kaluar beri gabime me politika coptimesh,te shum shteteve ,pse shpiku dhe organizoj sistemet e jetes duke i disiplinuar si funksion mbi baza interesi,me standarte te dyfshta,ku kete e vuajten per nje shekullmasa me e malle njerzore ,ne gjitha drejtimet,dhe tani pse mundesit prendimit nuk jua permbushin interesat,,dhe me ket ju ka ren disiplina mungesa vlerave i ka ndare ne gupime kunder njeri tjetrit ,ne konkurenc,te eger armiqsore,duke u pregatit per tu perballur,per ket nuk jua ka fajin as zoti mallerishem as njerzit kudo qe reflektojne natyralitetin e tyre kudo ne bot,armikun sejcili e gjen tek vetja vet egoja per pushtet dhe para,padrejtesija plotsoj kuptimet sepse jan faktet ne shesh, ju kujtoj gjith atyre,qe perpiqen te shajn ,zotin 1 dhe te derguarin e fundit muhamedin a,s,apo gjith profetet me gjitha shpalljet,,pse keni humbur interesat,se padrejtesija nuk triumfon eshte e afatizuar ne koh,afati po i mabaron sipas treguesve,1,prishja e raporteve,dhe zvoglimi mundesive zgjillse qe vin nga prishja raporteve ne ekzistencen funksionale te dobive qe per ne japin zgjillje,mos u kapni tek e verteta,qe e ka vertetuar,i malli zot me krijim dhe ullzim te derguarit e tije,dietaret shkenca praktika,jan fakte,qe nuk mohohen nuk zhduken nuk tjetersohen vetem se sa me shum te luftohen aq me shum fuqizohen ne logjiken njerzore,qe e verteta eshte e vertet dhe genjeshtra genjeshter,dhe shenjat e zhvillimit me fakte flasin per autor dhe aktor pergjegjes ,per ket gjendje qe bota sot ndollet,per gjat historis njerzore ,shum u munduan ta rrenojn te verteten por kur nuk triumfuan mbi te,,ka pasur ko tok burra me te fuqishem pasur ditur dhe nuk ja kan arritur nuk ja arrijne dhe kurr nuk do ja arrijne,sepse e verteta eshte e shoqeruar me mendim te pastert freskues,dhe shoqeruar me funksion normal te tije sipas nje rregulli te caktuar,kurse padrejtesija interesi ,nje hibrite jo funksionale plot antivlera dhe sfida,ne si njerez nuk mund te mbajme ne organizmin tone frymen e fundit jome te sfidojm te verteten dhe triumfojm me padrejtesi ,te bejme normalisht te pranueshme nga te gjith funksionole nje gje qe nuk funksionon,,e keni ber te funksionojn permes mashtrimit luftes,imponimit,por ishte e afatizuar koha i mbaroj treguesit bindja njerzore nga gjitha burimet e fakteve,gjat zhvillimit,keto metoda te ulta sollen antivlera urrejtje dhe epersi qe krijon ulje dhe rritje te pacmangeshme ,ku njeri zbret si grupim dhe tjetri ngrihet,u erdhi rralla te zbrisni, dhe te ngjitet dikush tjetre,kina,dhe ju nuk keni forc ta ndaloni,por dijeni se plus kultures tuaj te antivleres interesit,,po i hapni nje orekt ta dopjoj shumfish me interesat e saj,dhe e gjitha do ket ndikim mbi te gjith ne,ky eshte morali interesit ,qe vet prendimi e mbolli,dhe tani po jep rendimentin,kunder tyre,e pranoni apo jo eshte ceshtja juaj por raliteti po flet vet ska nevoj per deshmi as deshmitar,a,mbeten obsione ,per me mir ,po vetem e verteta eshte vula zgjilljeve per te gjith vetem perpara saj kemi te gjith natyralitet te njejte sepse u krijum me te,e duam te gjith te drejten hakun vlerat jeten begatin shpetimin sigurin paqen ,por qe tani eshte domosdoshmeri ta pranojm qe tu respektohet te gjitheve,,dhe nga armiq te behemi miq bile me shum dhe ndihme e plotesues ne dobi ,e verteta na ben te meshireshem ,durushem, fales, tolerant,te dobishem ,vlefshem na meson se si te kthejm urrejtjen ne dashuri luften ne paqe dhe problemet ne zgjillje ,ne fakt kete e deshiron sejcili nga ne,per veten e vet por qe ta arrij duhet tja respektojn edhe tjereve,por qe te arrihet mungon angazhimi i mesazhit te bindjes ne shkall te gjere per te verteten dhe kundershtimit padrejtesis ne unitet gje e cila i ul te mellenjet ndikues drejt vlersimit ralitetit ndarjes problemeve dhe pranimit orientimit baz natyralitetit funksionit zgjilljeve qe nuk e kan kapacitetet njerzore me baz iteresin personal te grupeve te caktuara, por ullzimi hyjnor qe orienton si funksionojne zgjilljet sipas nevojave,,ky koment me shum eshte konsultativ per shkallen njerzore me inteligjenc te larte te cilet jan te interesuar per zgjilljet dobin ne dobin e te gjitheve sepse e verteta nuk ja ul krenarin askujt por kush vepron sipas saj ndjehet krenar ne gjitha pikpamjet

  2. e verteta i qarteson, gjalleron u jep zgjillje,shpres, siguri, paqe,shpetim gjinis njerzore, thotë:

    nefillim te shekullit 19 u zhvillun ngjarje te mella prendimi vendosi traktate marrveshje ne kurriz te popujve ,ato tashme po perfundojn,nese prendimi nuk respekton ,marrveshjet,i behen shum minuse ne renditje,si deshtime ramje,dhe me siguri dominante behetper nji koh , kina,me rregulla tjera,me te veshtira me agresive me sfiduese,nese prendimi i respekton marrveshjet dhe vendos,marrveshje me baz vlerat,,ateher kemi unitet dominues,.tashme prendimi nuk ka koh me per te humbur koh,ne ket humbje te malle,qe ka shkaktuar per tjeret dhe tani vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *