• |
ide | kryesore

Mbërrin në Athinë Sergei Lavrov, Rusia mbështet Greqinë: Ka të drejtë të zgjerojë detin me 12 milje

Arkiva, Lajme, Të fundit

“Greqia është në të drejtën e saj që të përcaktojë hapësirën e ujërave territorialë me fqinjët”. Me këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Rusisë, nisi të hënën vizitën zyrtare në Athinë për t’i dhënë shans të ri shkrirjes së akujve dyvjeçarë diplomatikë mes dy vendeve.


Ai e bëri komentin përpara takimit me homologun grek, Nikos Dendias, më vonë me kryeqeveritarin, Qirjakos Micotaqis dhe me kryetarin e opozitës, Aleksis Cipras.


“Si palë nënshkruese e Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit, vlerësojmë se Neni 3 ia njeh çdo shteti të drejtën sovrane për t’i shtrirë ujërat e vet territorialë me 12 milje detare. Problemet që lidhen me delimitimin e shelfit kontinental dhe Zonën Ekonomike Ekskluzive, fqinjët duhet t’i zgjidhin sipas të drejtës ndërkombëtare,” – deklaroi Lavrovi në një intervistë për AMNA-n, teksa bëri thirrje për përfshirjen në dialog politik të palëve të interesuara.

Deklarata e tij u fokusua te konflikti i fundit Ankara-Athinë për territoret ujore dhe energjetike në Mesdheun Lindor.

Por me këtë bindje ministri i Jashtëm grek, Dendias, dhe kryeministri Edi Rama justifikuan javën e kaluar edhe vendimin për t’i adresuar në Hagë mosmarrëveshjet dypalëshe për kufijtë detarë.

Gazeta “To Vima” raportoi se kjo ide i ishte propozuar palës shqiptare në muajt e verës pasi bllokada që paraqiste Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk po anashkalohej me diplomaci.

2 Comments

  1. Ore muter Ju pula skeni ishsh ja beni
    Ikni neper stepat tuaja se na cate b
    I merrni edhe ketà gabelet greke
    Me vete .c’ tju bejme politikaneve tane hajdute qe per nje karrike hyne ne bisedime kot me kot me greket.
    .
    Prandaj Tallin b te gjithe me ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu