• |
ide | kryesore

Meta: Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protesta, shpresojmë të ketë reflektim

Lajme, Të fundit

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë konferencës së sotme për mediat sqaroi se “qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protestat”.


“Të gjithë duan stabilitet, bashkëjetesë paqësore, bashkëjetesë demokratike, funksionim të institucioneve, kërkojnë sundim të ligjit dhe jo Maliqit, dhe të gjithë kërkojnë që Shqipëria sa më shpejt të çelë negociatat dhe të afrohet me BE që të mos vazhdojë shpopullimi i vendit në këto përmasa dramatike të cilat i kemi shpjeguar vazhdimisht edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit tonë”, deklaroi Meta.


Ai shtoi se në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e gjithë qytetarëve shqiptarë për interes të një pakice, nuk do të presë popullin t’i japë drejtim, por do ta zgjidhë këtë çështje.

“Në qoftë se ju nuk arrini ta dëgjoni protestën. Unë dhe tani e dëgjoj dhe e ndiej jehonën e protestës. Qëllimi i presidentit nuk është të nxisë protestat, por në kushtet kur ka përpjekje për të shtypur të drejtat e gjithë qytetarëve shqiptarë për interes të një pakice e cila bllokon integrimin europian të vendit, zhyt Shqipërinë në borxhe tepër kërcënuese edhe për vetë për sovranitetin e saj dhe vendos një mur në rrugën europiane të Shqipërisë, padyshim që presidenti e di se çfarë mendon dhe kërkon populli shqiptar dhe nuk do të presë popullin t’i japë drejtim kësaj çështjeje por në një gjatësi vale do ta zgjidhim këtë çështje”, tha Kreu i Shtetit.

Më pas Meta vijoi të thotë se shpreson tek reflektimi i deputetëve në Kuvend.

“Ne shpresojmë tek reflektimi. Shpresoj që të ketë reflektim, përgjegjshmëri dhe deputetët në Kuvend, nëse herën e parë s’kanë qenë shumë të bindur, t’i lexojnë ato relacionet dhe të veprojnë me përgjegjshmëri.

6 Comments

  1. Zoti president perse ju nuk e shperndani parlamentin ? Ky parlament eshte ilegjitim. Nuk ka numrin e duhur prej 140 deputet.Perse lejoni te trashet zullumi deri ne 25 Prill ? Kjo qeveri ne 6 e kusur muaj deri ne shtator 2021 do te shije lemin, thote populli.Do te dyfishoje borxhin,duke i bere parate PPP e koncesione. Do te ju rikujtoj se qeveria jo me larg se Shkurt- Mars, do te mbylle me VKM popullin prej Pandemise.Keshtu qe zgjedhjet do te shtyhen pa percaktim.ky eshte nje skenar qe pritet.Nese ju dhe opozita nuk tregoheni te kujdesshem e hengret.

    1. SAKT , SHPERNDAJE , BENI RIFORMULONI RREGULLAT PREÇIZE TE LOJES DUKE BERE NDRYSHIMET QE POPULLI KERKON DHE PASTAJ ZGJEDHJE . BEJE Z.PRESIDENT KESHTU DO DALESH I FITUAR . NE JEMI TE MLLEFOSUR ME TE GJITHE ME KETO RREGULLA QE JU BENE JUVE SUNDIMTAR TE PA SHPIRT . POPULLI ESHTE GATI PER REVOLUCION .

  2. Zoti president perse ju nuk e shperndani parlamentin ? Ky parlament eshte ilegjitim. Nuk ka numrin e duhur prej 140 deputet.Perse lejoni te trashet zullumi deri ne 25 Prill ? Kjo qeveri ne 6 e kusur muaj deri ne shtator 2021 do te shije lemin, thote populli.Do te dyfishoje borxhin,duke i bere parate PPP e koncesione. Do te ju rikujtoj se qeveria jo me larg se Shkurt- Mars, do te mbylle me VKM popullin prej Pandemise.Keshtu qe zgjedhjet do te shtyhen pa percaktim.ky eshte nje skenar qe pritet.Nese ju dhe opozita nuk tregoheni te kujdesshem ne 2030 mund te kemi zgjedhje te lira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu