• |
ide | kryesore

MSH publikon të dhënat: 288 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Është ulur me 14 raste krahasuar me ditën e djeshme numri i të prekurve nga Covid-19. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus ndërsa 3 persona kanë humbur jetën. 51 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Që nga muaji mars, kur u regjistrua rasti i parë me koronavirus në vendin tonë, janë konfirmuar 19,445 raste pozitive, prej të cilëve janë shëruar 10,705, ndërsa janë ende aktivë 8260. Deri më sot kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm 480 të infektuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *