• |
ide | kryesore

Në pranga një 31 vjeçar, kaloi me semafor të kuq e u përpoq të korruptonte policin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçar nga Tiranë është arrestuar për shkak se ka shkelur rregullat e qarkullimit e më pas është përpjekur të korruptojë policin që e ka ndaluar. Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i mjetit me iniciale G. T.  ka kaluar me semafor të kuq dhe ka vazhdua të ecë deri sa është ndaluar nga agjenti verifikues i policisë.

Pas ndalimit drejtuesi i automjetit i ka ofruar policit një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative. Në këto kushte është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *