• |
ide | kryesore

Në pranga një 36 vjeçar nga Vlora, i gjendet një sasi kanabisi dhe municion luftarak në banesë

Arkiva



Policia e Vlorës ka arrestuar një 36 vjeçar i cili akuzohet për shitje dhe për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Vllahina”, është vënë në pranga shtetasi N. I., 36 vjeç, të cilit ju gjet rreth 22 kg kanabis, në banesë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 2130 fara kanabisi dhe një sasi municion luftarak.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *