• |
ide | kryesore

Nuk presin vendimin e Komisionit/ Ps nuk humbet kohë, të enjten votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse Komisioneri Europian Oliver Varhelyi ka këshilluar që parlamenti të presë opinionin e Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duket se socialistët nuk janë të këtij mendimi. Këta të fundit nuk kanë humbur kohë dhe e kanë futur në rend dite të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut çështjen e shqyrtimit të dekretit të presidentit të republikës.  Më pas, këto ndryshime priten të kalojnë në seancën e Kuvendit, ditën e enjte.

Tre ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka njoftuar se do të kthente në Kuvend ndryshime e bëra në mënyrë të njëanshme, sipas tij, në Kodin Zgjedhor. Ndërkohë, ditën e sotme Meta ka njoftuar se për këto ndryshime ka kërkuar opinionin urgjent të Komisionit të Venecias.



4 Comments

  1. Keta jane te papare ,po ne cte s’emes do vini or muter,si do justifiloheni per moshapjen e negociatave. Thonim per Saliun qe ishte kokederr por s’paskemi ditur qe ka te marre.Pas kesaj i mbetet popullit te dale ne shesh si ne Bjellorusi deri ne largimin e qeverise dhe te parlamentit.

  2. Po pse , cdo bej Rama, te pres Meten te cmendet deri ne fund. Keshtu i bie qe cdo ligj i parlamentit shqiptar te kaloj ne Venecia.
    Zgjedhjet jane per 6 muaj. Ky popull nuk mund te rri peng i fatit Metes apo Mones.

  3. Po mor po Saliu kokderr.Akoma me këtë muzikë.Ai ka bërë gabime plot dhe të riparueshme po ky halldupi e ka marë përsipër të luajë me ndjenjat e shqiptarëvë.O është në gjëndje psiqike të rëndë dhe nuk është i aftë për gjykim e veprim o po i bën shërbimin e atyre vëndeve që sna duan me ndëgjegje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *