• |
ide | kryesore

Nuk pushojnë armët/ Vijojnë luftimet mes Armenisë e Azerbajxhanit, pavarësisht ndërhyrjes së SHBA-së e Rusisë

-Instant, Lajme, Planet

Një armëpushim i ri humanitar i vendosur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë është shkelur sërish. Nga të dyja frontet ka akuza të ndërsjellta se as ky armëpushim i tretë nuk është respektuar. Ministria armene e mbrojtjes pretendon se dakordësia u shkel dy herë nga bombardimet e forcave azere. Kryeministri armen, Nikoll Pashinian, tha se vendi i tij vazhdon të respektojë rreptësisht regjimin e pushimit të armëve. Por, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të njëjtën gjë duke thënë se trupat e saj po e respektonin armëpushimin por pala tjetër jo.


Pas katër javësh luftimi mes palëve, kjo është tentativa e tretë për të vendosur pak qetësi në rajonin e Nagorno Karabakut por sicc duket asgjë nuk mund t’i ndalojë bombardimet e ndërsjellta, aq sa duket se mundësia për një armëpushim është kthyer në një lojë të radhës.


 

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu