• |
ide | kryesore

Nuk vendosën maskat/ Policia ndëshkon 644 qytetarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Mosvendosja e maskës mbrojtëse nga virusi SarsCov2 i ka kushtuar 644 qytetarëve në 24 orët e fundit. Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik. 9 shtetas nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *