• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i fortë i kreut të Komitetit Shkencor në Francë: Priten 100 mijë raste të reja në ditë

Lajme, Planet



Gjatë një interviste për radion RTL, presidenti i komitetit shkencor francez, Jean-Francois Delfraissy paralajmëroi një valë të dytë edhe më të madhe se e para të shpërthimit të virusit.

“Ky virus është shumë i vështirë. Kemi shumë informacion, por nuk dimë gjithçka. Kjo valë e dytë do të jetë ndoshta më e madhe se e para dhe ndikimi në sistemin shëndetësor do të jetë i menjëhershëm në tre javët e ardhshme, sidomos në shërbimet e reaminacionit”, tha ai.

Sipas tij, aktualisht ka mbi 50 mijë raste të reja me koronavirus në ditë, por Delfraissy beson se kjo shifër po shkon drejt 100 mijë rasteve në ditë.

“Përballë kësaj vale të fortë të koronavirusit ekzistojnë “dy mundësi”, ose një “izolim më masiv si në orë ashtu edhe në shtrirjen gjeografike të territorit kombëtar dhe një bllokim “më pak i vështirë”, si ai i llojit irlandez. Në të dy rastet shkollat duhet të qëndrojnë të hapura”, tha Delfraissy, i cili theksoi se çdo vendim në këtë drejtim varet nga qeveria dhe politika.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *