Partia Demokratike ka reaguar pas kërkesës së Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi ndaj Kuvendit shqiptar, që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rivotojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi thotë se refuzimi brutal i kryeministrit ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi tregon se po sfidohet Bashkimi Europian dhe po vihet në rrezik integrimi i vendit.
“Edi Rama duhet të shpjegojë pse ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias dhe pse i trembet zgjedhjeve demokratike sipas standarteve europiane.
Shqiptarët nuk i kanë borxh Edi Ramës pengmarrjen e Shqipërisë.
Refuzimi brutal i Edi Ramës ndaj apelit të Komisionerit për Zgjerimin në BE z. Oliver Varhelyi është një tjetër dëshmi që për Partinë Socialiste interesi i mafias është mbi interesin e Shqipërisë. Asnjë Kryeministër më parë nuk ka vënë në rrezik integrimin europian të Shqipërisë dhe nuk ka sfiduar hapur Bashkimin Europian për llogaritë e tij politike të ditës”, shprehet Bardhi.
Pa tjetër.I ka fry në vesh vëllai madh Erdogan.Bëj si bëj unë se më ke mua.O mer trim i madh.Duket që ke për të përfundu keq.Po luan me durimin e krejt shqiptarëve.
JU E KENI HALLIN VETEM TEK KOALICIONET . SE EDHE JU NUK JU INTERESOJNE NDRYSHIMET RRENJESORE . POR BERITSNI SI AJO KURVA QE GJOJA NUK DO POR I HAP SHALET 180 GRADE . JENI PJELLE E TE NJEJTES KURVE TE GJITHE PA PERJASHTIM