• |
ide | kryesore

Presidenti Meta reagon për grevën e urisë së naftëtareve në Ballsh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta i ka bërë apel qeverisë dhe grevistëve naftëtarë në Ballsh për të dialoguar për zgjidhjen e çështjes së tyre.

Në konferencën e sotme për mediat, ky ka qenë mesazhi i parë i Kreut të Shtetit i cili tha se zgjidhja duhet të vijë sa më parë pa u përshkallëzuar situata me pasoja për shëndetin e grevistëve.

Apel për qeverinë dhe për grevistët, zonjat e ngujuara në një grevë urie dhe për naftëtarët për të dialoguar sa më parë për një zgjidhje sa më të pranueshm, më të arsyeshme pa u përshkallëzuar kjo situatë me pasoja për shëndetin e grevisteve.

Është shumë e rëndësishme të bëhet çdo përpjekje për ndërmjetësim dhe për trajtim njerëzor të kësaj situate të rëndë sociale dhe humanitare para se të kemi pasoja për shëndetin e tyre”, deklaroi Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *