• |
ide | kryesore

Rama nuk pret ndërkombëtarët, dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor shqyrtohet nesër në Komisionin e Ligjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të rishqyrtuar Kodin Zgjedhor dhe për ta miratuar atë me konsensus, Partia Socialiste duket e vendosur për të lënë në fuqi kodin aktual i miratuar në fillim të tetorit. Në agjendën e punimeve të Komisionit të Ligjeve gjatë ditës së nesërme, parashikohet edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Ilir Meta.

Kreu i Shtetit përveç kthimit të Kodit në Parlament ka dërguar në Komisionin e Venecias nenin e ligjit që ndalon koalicionet parazgjedhore.

Për këtë arsye, drejtues të një sërë institucionesh në BE i kërkuan gjatë ditës së sotme mazhorancës që të merrte parasysh opinionin që do të jepte Komisioni i Venecias.

Ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama, dekreti i Presidentit do të rrëzohet, duke bërë që Kodi të hyjë në fuqi pa rrëzimit në Parlament.



4 Comments

  1. Dhe thote qe nuk i flet BE-ja pasi ai do martesen me te.BE-se i ka pjelle belaja me ty dhe banden tende,por pasojay i vuan ky popull idjot.

  2. C’lidhje ka BE, Venecia apo ku di une se cfare.
    Europa nuk merret me lajthitjen e presidentit shqiptar. Keto jane kaprico teka budalleqe, qe vetem kokefortesia deri ne cmenduri e Metes mund ti krijoj. Dhe e gjitha kjo, sepse Meten, te dya partite me te medha politike, me kete kod e kane nxjerr jashte loje.
    Nese as PD as PS, nuk marrin vota mjaftueshem per te krijuar qeveri me vete, automatikisht mund te bejne kualicion vetem me njera tjetren. Kaq eshte e gjitha kjo.

  3. Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

    Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

    Është kjo ajo që po bën Luli sot.

    Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

    Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë Kuvendi legjitim nuk ka nevoje per keto keshilla idiote votohet ligji qe kthe meta i pashaportave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *