Pak para nisjes për në Liban, kryeministri Edi Rama foli për Top Channel sa i takon pjesës së parë të operacionit të kthimit në Shqipëri të fëmijëve dhe grave që ndodhen në kampin e Al Holit në Siri.
“Jemi në fazën e operacionit kompleks të ndihmuar nga forcat tona në terren dhe forca të tjera.
Ndërkohë operacioni është ndarë në dy faza, pasi janë zhvilluar negociata sekrete të pafundme dhe në këtë fazë të parë që është në zbatim shpresojmë që me ndihmën e Zotit të kemi katër fëmijë dhe një nënë të plagosur në kushte shëndetësore të vështira. Ndërkohë për fëmijët e tjerë të bëhet faza e dytë. Uroj dhe shpresoj që do ia dalim t’i kthejmë fëmijët. Jemi të përgatitur me akomodimin dhe psikologët.
Pastaj me ndihmën e Zotit të sjellim dhe të tjerët. Për momentin nuk po flas më shumë. Nuk kemi ç’të themi më tepër.
“Gjërat janë të ngatërruara në atë tëerritor. Ju e di se si është ai kamp i tmerrshëm.
Ne na duhet të kalojmë nëpër kanale nga më të ndryshmet pasi s’kemi një kanal të drejtpërdrejt me qeverinë e Damaskut. E dini sa komplekse është situata. Është një operacion që do duhej një roman me disa vëllime për ta shkruar”, tha Rama.
Kryeministri deklaroi se të parët do merren katër fëmijë dhe një grua. Operacioni do të vazhdojë edhe në disa faza për të tërhequr të gjitha gratë dhe fëmijët e tyre.
Prej dy vitesh, ata mbahen në kampin e Al Kolit, kamp i kontrolluar nga kurdët të cilët ishin faktori kryesor në luftën kundër ISIS-it në terren.
Gratë e ish-luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan shtetit terrorist të ISIS-it ngelen në rrugë dhe historia e tyre u bë e njohur për shkak të historisë së Alvin Berishës.
Operacion kompleks i ndihmuar nga forcat tona ne terren dhe forca te tjera …. ????? Ky nga mengjesi ne darke eshte jerm kur flet. Ky kujto se po flet me spiropicken e me ndonje karuc te humbur. Ty ti kane dekonspiru operacionet ne mes te Tirones per dy lek, dhe imagjino per ndonje operacion qe te rrit piket ty o vemje cdo kishe bere ti ….. do ta kishe dekonspiru vete me kohe. Ky operacion ka me shume se dy muaj qe ka nis dhe ne nuk jemi kurkund, vetem con per vizita kapterin dhe ndonje leshko tjeter, ndersa punen e kane bere te tjeret qe nuk kane lidhje fare as me ne e as me ty
Te qfja linden ne goj po ti nuk bere as gje per Alvirin bashk me konsullin o rob qire
Po lali Eri do shkoje?
bravo
Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.
Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.
Është kjo ajo që po bën Luli sot.
Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.
Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë Nje shpellkar tipik salihuist i ores 18:52 Ai i sjell ne shqiperi ju Hani sworn e salihut