• |
ide | kryesore

Rritja e pragut të TVSH-së në 10 milionë lekë, si do veprojnë 46 mijë bizneset që ishin në skemë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa-dhe-tatime-montazh-15490_1482913065-9772232.jpg



Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milionë lekë që është aktualisht.

Me herët, tatimet kanë bërë të ditur se  numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 ishte 3.4 miliardë lekë.

Tatimet sqarojnë se nga 1 janari në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.

Nëse personi i tatueshëm i cili me parë ka qenë i regjistruar në regjimin normal të TVSH-së dhe deri në 31. 12.2020 nuk ka realizuar një qarkullim prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, personi i tatueshëm  do të ç’regjistrohet nga TVSH-ja bazuar ne VENDIMN Nr. 953, datë 29.12.2014 PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR  Neni 11 “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”

Si veprohet me mallrat stok

Sipas tatimeve, të gjithë personat e tatueshëm, të cilët deri ne 31.12.2020  kanë pasur  mallra stok (inventar) të pa-shitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, (dmth kanë pagur tvsh-në për këto mallra)  në bazë të nenit 9 të  ligjit Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe udhëzimit Nr 6 datë 30.01.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”,  këto mallra do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë ose rregullojë TVSH-në për këtë furnizim.

Bazuar në nenin 38 të  ligjit Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar  vlera e tatueshme e këtij furnizimi duhet të jetë e përbërë nga çmimi i blerjes së këtyre mallrave ose në mungesë të çmimit të blerjes nga vlera e kostos e përcaktuar në momentin kur personi i tatueshëm përfundon veprimtarinë e tij ekonomike të tatueshme.

Çregjistrimi nga TVSH

Personi i tatueshëm që çregjistrohet nga regjimi normal dhe kalon në regjimin e bizneseve të vogla, ose kur është regjistruar vullnetarisht për TVSH-në, detyrohet të paraqesë këto furnizime në deklaratën e TVSH-së të periudhës së fundit që është i regjistruar për TVSH-në ( deklarata dhjetor 2020).

Personi i tatueshëm është përgjegjës për të përmbushur çdo përgjegjësi për TVSH-në që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që çregjistrohet nga TVSH-ja, sipas informacionit të tatimeve./Monitor



2 Comments

  1. Ajo që bie në sy në këtë rast, është se ekspertja Ramasaço, që është kujdesur të ndryshojë dhe një gërmë të mbiemrit, ka arritur të zhvendosë “ekspertët” e tjerë të Partisë Demokratike, duke vendosur kështu një “tullë” në radhë për kompaninë e saj farmaceutike.
    Siç ndodh gjithmonë me Partinë e udhëhequr nga Basha, janë interesat tregtare dhe të biznesit ato që vënë në lëvizje dhe jo interesi i qytetarëve. Eshtë një histori e përsëritur me Lulzim Bashën kur fut “ekspertë” në vathën e Shqup-it. Sigurisht, asnjëherë veresie.

    1. Kur te mbarosh sufllaqen, ma thuaj ndonje gje edhe per interesat e vathes ku kullot ti. Mbase do ta kuptosh qe ajo vathe ka 10 hajdute qe rrjepin cdo gje dhe 10.000 truthare qe i lepijne bythen atyre. Kur ta kuptosh qe edhe ti vidhesh si te gjithe, nuk do ta filloje diten me perralla me Lulzim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *