• |
ide | kryesore

Sllovenia ashpërson masat, 14,300 raste aktive me COVID-19 u raportuan në fundjavë

Lajme, Planet



Shteti slloven ka paralajmëruar shtrëngimin e masave kundër përhapjes së COVID-19. Mësohet se autoritetet do të ndalin udhëtimit mes komunave të vendit. Masa do të jetë në fuqi në të gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.

Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet. Masa shënon përpjekjen e fundit të qeverisë për të frenuar shkallën dramatike të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria e Janez Jansit, kufizoi udhëtimin midis rajoneve dhe vendosi për zhvillimin e mësimit në distancë. Sllovenia ka më pak se 2.1 milionë banorë. Gjatë fundjavës ky vend raportoi gati 14,300 raste aktive të koronavirusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *